Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me bllokimin e fluturimeve në Rinas, pas grevës së kontrollorëve ajror të AlbControl.
Sipas Bashës, pas gjithë kësaj qëndron kryeministri, Edi Rama.
“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.
I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij.” shkruan Basha.
g.kosovari