• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pezullimi i Berishës, Basha replikon në ‘Real Story’: Ishte çështje e identitetit të PD dhe jo se kështu më pëlqen mua

by A R
02/12/2021 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pezullimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD ishte në fokus të debatit mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24, ku ishte i ftuar kryetari i PD-së Lulzim Basha. Analisti Fatos Lubonja e cilësoi një gabim të dyfishtë politik, duke dhënë dhe arsyet pse sipas tij është e tillë. Ndërkohë Lulzim Basha tha se vendimi i marrë prej tij nuk ishte çështje e mendimit ndryshe, por e identitetit të PD. Ai theksoi se qëndrimi proamerikan është i mishëruar në atë që është Kushtetuta e PD, statuti.

Lubonja: Linja ime është kjo dhe kjo hap debat tjetër. Kjo që ka bërë zoti Basha është një gabim politik. Nuk hyn në etiketime, gabim i dyfishtë politik. Jo shpallja non grata, por përjashtimi meqenëse amerikanët e shpallën non grata. Është gabim politik që po e tregon koha në terma afatshkurtra, në kuptimin që partia është përçarë më tepër se kurrë. Basha dhe Berisha po asgjësojnë njeri-tjetrin me akuza që i bën dëm kredibilitetit të partisë. Është gabim politik sepse bën lojën e kundërshtarët i cili bën qejf duke u tallur me këta në parlament dhe qeveris i qetë. Në terma afatgjata është gabim politik për mënyrën se si u bë. Unë nuk dua të jetoj në një Shqipëri që të jetë koloni. Dua të jetoj si qytetar në vendin tim, ku kryetarin e opozitës e zgjedh elektorati, shqiptarët dhe jo ambasada amerikane. Dua që cilido qoftë ai, të votohen të provohen se sa mbështetje kanë nga shqiptarët. Në rast se duhet përjashtuar apo jo kjo nuk mund të merrej se kështu tha guvernatorja Yuri Kim, por duke u konsultuar me të gjithë partinë si ka marrë dy vendime të rëndësishme lënin e parlamentit apo hyrjen në çadër. Ato kanë qenë më të rëndësishme se ky, por dhe ky është një vendim i rëndësishëm. Në qoftë se duam të jemi një parti autokratike legjitimitetin nuk ta jep elektorati, por ambasadorja është traditë e vjetër, enveriste quaje dhe berishiste po deshe, nuk i emancipon shqiptarët. Ata duhet të jenë aktorë në ndryshimin e fateve të tyre. Basha nuk i ka futur si aktorë. Në këto dy aspekte janë gabime.

Basha: Për sa i përket pjesës afatshkurtër, mbajta disa shënime. Së pari PD shpeshherë, në fakt si gjendje permanente dhe jo si përjashtim ka debate, debate të ndryshme dhe është ndërtuar në veçanti, gjatë drejtimit nga unë kam stimuluar këtë kulturë debati. Ka disa çështje të tjera në PD nuk janë çështje të mendimit ndryshe, por të identitetit të PD. Kjo jo se kështu më pëlqen mua, apo se më është tekur mua, sepse na konvenon një situatë e tillë. Janë të mishëruara në atë që është kushtetuta e PD. Një nga këto përcaktime të PD-së ndër to futet dhe antikomunizmi është orientimi pro perëndimor pro atlantik në krah të BE dhe SHBA-ve. Këtu nuk mund të kemi ndryshime mendimi, bëhet fjalë për identitetin e forcës politike.

 

Lubonja: Të jesh proamerikan nuk do të thotë të jesh promaerikan në çdo gjë që bëjnë amerikanët. Është me strategji.
Basha: Çështja identitare nuk mund të jenë çështje të një personi.

Lubonja: E përcaktojnë shqiptarët, demokratët.

Basha: Ka një arsye për atë që është vendosur në statut. SHBA-të për herë të parë dhe herë të fundit në Europë u rreshtuan në krah tonë për të përmbysur regjimin komunist. Nuk u rrëzua nga vala e parë popullore. Mund të kujtojmë atë që mund të duket abstrakte për shumë, futja në NATO. Ka një nen që thotë se nuk mund të sulmohet, sepse konsiderohet sulm nga SHBA-ve.

Kur flasim për çështje të identitetit është një çështje e vendosur para se të ndodhnin këto ngjarje. Statuti i është nënshtruar disa ndryshimeve, kolonat nuk kanë ndryshuar.

Lubonja: Identiteti amerikan është demokraci, që çdo njëri është i pafajshëm deri sa të shpallet fajtor. Ne Amerikën e duam për ca parime. Historia e Amerikës është shumë e komplikuar, ka mbështetur dhe regjime si Pinoceti, unë dua një lider shqiptar që vë dhe strategjinë dhe balancat. Që të bësh sot opozitë, po nuk qe anti ambasador amerikan nuk bën dot opozitë. Ke detyrim të bësh opozitë dhe ndaj disa qëndrimeve amerikane që për një arsye apo disa të tjera, çojnë ujë në mullirin e kundërshtarit politik.

/a.r

Next Post
Një dasmë jugu në shtëpinë e “Big Brother”, martohen Donaldi dhe Beatrix

Një dasmë jugu në shtëpinë e "Big Brother", martohen Donaldi dhe Beatrix

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In