• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pezullimet / PS depoziton në Kuvend pr.ligjin për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale! Ja përmbajtja

by A R
16/02/2026 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Depozitohet në Kuvend projektligji për një ndryshim në ligjin për “Kodin e Procedurës Penale”, i propozuar nga Kryeministri Edi Rama, kreu i grup[it parlamentar socialist Taulant Balla dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, në cilësinë e deputetëve.

Sipas relacionit shpjegues, projektligji synon plotësimin e pikës 2 të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, duke zgjeruar rrethin e subjekteve ndaj të cilëve nuk do të zbatohet masa ndaluese e pezullimit nga detyra. Konkretisht, pas parashikimit aktual që kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, propozohet të shtohen edhe: Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese si dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ndryshimi në këtë projektligj nuk synon të kufizojë juridiksionin penal dhe as të krijojë paprekshmëri, por të vendosë një balancë ndërmjet ushtrimit të funksioneve kushtetuese dhe nevojës për garantimin e rendit juridik.

“PROJEKTLIGJ “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7905, DATË 21.3.1995, “KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozimin e një grupi deputetësh 

K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I:

Neni 1

Në nenin 242,në pikën 2, të ligjit nr. 7905, datë 21.3.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar””, pas fjalëve:

2. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral “, shtohen fjalët:

“Presidentit të Republikës, Avokatit të Popullit, Kryeministrit, zëvendëskryeministrit dhe ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, thuhet në pr.ligj.

Në relacion theksohet se ndryshimi nuk synon të kufizojë juridiksionin penal dhe as të krijojë paprekshmëri, por të vendosë një balancë mes ushtrimit të funksioneve kushtetuese dhe garantimit të rendit juridik. Subjektet e përfshira mbeten të hetueshme dhe të ndjekshme penalisht, ndërsa gjykata ruan të drejtën për të vendosur masa sigurimi personal sipas ligjit.

Projektligji sqaron dallimin ndërmjet masave shtrënguese dhe masave ndaluese në Kod. Masat shtrënguese, të parashikuara në nenin 232, kufizojnë drejtpërdrejt lirinë fizike të individit, ndërsa masat ndaluese, sipas nenit 240, kanë karakter funksional dhe lidhen me pezullimin e ushtrimit të një detyre apo funksioni publik.

Sipas argumentimit kushtetues, nisma është në përputhje me nenet 4, 7 dhe 116 të Kushtetutës, pasi nuk cenon ndarjen dhe balancimin e pushteteve, nuk ndërhyn në kompetencat e pushtetit gjyqësor dhe nuk zgjeron imunitetin kushtetues. Ndërhyrja cilësohet si procedurale dhe e kufizuar, me qëllim garantimin e funksionimit të pandërprerë të institucioneve të nivelit kushtetues.

Në përfundim, propozuesit theksojnë se projektligji nuk prek pavarësinë e prokurorisë dhe të gjykatave, nuk krijon mburojë ndaj përgjegjësisë penale dhe nuk përjashton asnjë subjekt nga juridiksioni penal, por synon të harmonizojë ushtrimin e funksioneve kushtetuese me procesin penal, në përputhje me parimin e shtetit të së drejtës.

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Shkurt 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In