• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pezë/ Veliaj: Demokratët e vërtetë e kuptuan që Saliu e ka shitur lojën! Bashkohuni me socialistët, jo me Metën. 4 vjet u…!

by Java News
17/04/2023 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj u ka bërë një thirrje të sinqertë demokratëve nga Peza, ku ndaloi për takimin e radhës me banorët, duke i ftuar t’i bashkohen socialistëve dhe të braktisin Ilir Metën.

Veliaj tha se demokratët e vërtetë nuk identifikohen me personat ‘non grata’, e as me ata që shkaktuan tragjeditë më të mëdha të këtij vendi. “Demokratët e vërtetë nuk janë ‘non grata’. Demokratët e vërtetë nuk e kanë shkaktuar Gërdecin. Gërdeci ishte vepër e Zenit dhe e Saliut, nuk ishte e demokratëve. Një demokrat i thjeshtë i Pezës, i Ndroqit, i Vaqarrit, ka vuajtur njësoj si banorët e Gërdecit. Demokratët e vërtetë nuk vranë njerëz në 21 Janar. Mund të ketë vrarë Saliu me gardistët e tij, por jo një demokrat i vërtetë, jo një demokrat i thjeshtë i Pezës, i Ndroqit dhe Vaqarrit. Le të mos ngatërrojmë demokratët e vërtetë”, tha ai.

Ata që janë demokratë të vërtetë, tha Veliaj, e kanë kuptuar se Saliu e ka shitur lojën, ndaj e braktisën në stadium në fjalimin e hapjes së fushatës.

“E di kush ishin demokratët e vërtetë? Ata që braktisën Saliun dhe e lanë të fliste vetëm në stadium me sediljet bosh. Respekt për demokratët e vërtetë, që ikën nga stadiumi, sepse edhe demokrati më i thjeshtë në Vaqarr, në Ndroq, në Pezë, e ka kuptuar se ata e kanë shitur lojën. Duan t’i falin votuesit demokratë tek Ilir Meta. Ju mund të thoni: “Hë, more kryetar tani, mos bëj politikë”. Shiheni listën e Këshillit Bashkiak. Lista e Këshillit Bashkiak është treçerek e Ilir Metës, edhe tek-tuk ndonjë emër i Saliut. Për sa kohë që edhe në fletën e votimit nuk e vënë emrin e kryetarit, loja është e shitur. Edhe ky dhëndri ynë, edhe Ilir Meta, po presin që plaku të largohet, të braktiset, siç e braktisën dje,” tha Veliaj.

Veliaj i ftoi ata të bashkohen me skuadrën socialiste. “Një thirrje për demokratët: Mos i trajtoni kaq keq pensionistët. Nuk braktiset një pensionist vetëm në mes të stadiumit. Nuk lihet një plak 80 vjeç vetëm të humbë rrugën nëpër Tiranë. Ndaj, thirrje për gjithë demokratët: Nëse keni vendosur për ta lënë plakun vetëm, mos shkoni te Ilir Meta, ejani tek katundarët tanë, tek çunat tanë, tek ata që ju shërbejnë dhe që kanë qenë aty pa diskriminim, që dhanë shtëpitë e tërmetit dhe që ndërtuan shkollat e fëmijëve,” deklaroi Veliaj.

Veliaj: Ata që braktisën qytetarët për 4 vjet, në 14 Maj do marrin mungesë; kemi bërë 40 shkolla në qytet dhe 19 në fshat, do sigurohemi që Tirana të lulëzojë në çdo lagje

Në takimin me banorët e Pezës, Ndroqit, Vaqarrit kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj renditi disa nga investimet e bëra në këto zona, ndërsa theksoi se puna do vijojë për të rritur standardin dhe për t’u siguruar që çdo lagje e Tiranës të lulëzojë.

“Kemi bërë 4 shkolla të reja në Pezë: Shkolla “16 shtatori”, me fëmijët tanë të mrekullueshëm – unë nuk e di si votojnë prindërit e tyre dhe s’ka pikë rëndësie; unë nuk e di çfarë partie kanë prindërit e tyre dhe nuk ka pikë rëndësie; unë nuk e di si e kanë mbiemrin dhe nuk ka pikë rëndësie; unë nuk e di nëse janë den baba den, apo nëse janë të ardhur në Pezë, dhe nuk ka pikë rëndësie. Për ne ka rëndësi që çunat dhe gocat e Pezës, të Ndroqit, të Vaqarrit, të kenë supershkolla të reja, siç i ka qendra e Tiranës. Ishim te shkolla “Bedri Llagami”, ata që e kishin dikur bashkinë e kishin bërë lokalin m’u te dera e shkollës, e kishin lënë shkollën të shkonte ‘mbrapa’. Ndërkohë, sot kemi një shkollë të re, që e hapim për pak ditë. Kemi liruar territorin, kemi bërë lagjen e re, ashtu siç kemi bërë lagjen e re të Ndroqit. Kemi bërë edhe shkollën e re “Sadri Nuri” në Ndroq dhe mund të themi me kokën lart: ‘Sa kishim takat, sa kishim fuqi, sa kishim mundësi, me gjithë vështirësitë, e mbajtëm premtimin për çunat dhe për gocat’. Kemi bërë 19 shkolla në fshat dhe kemi bërë 40 shkolla në qytet. 40 + 19 = 59. Ndoshta, nuk mjaftojnë. Por pyetja është për ata të tjerët: dakord nuk mjaftojnë, unë e di që kemi për të bërë edhe 2 shkolla në “Astir”, edhe 2 shkolla te Liqeni i Thatë, edhe 2 shkolla në Sauk, por a e dini pse fitojmë në “Astir”, te Liqeni i Thatë dhe në Sauk? Sepse në “Astir”, tek Liqeni i Thatë dhe në Sauk, njerëzit thonë: “Kush i ka bërë 40 shkolla në qytet dhe 19 në fshat, do t’i bëjë edhe shkollat tona. Kush ka çuar ujësjellësin në çdo fshat, do rregullojë edhe pallatin tonë të fundit. Kush ka mbjellë pemë dhe nuk ka mbjellë sherr, do sigurohet që të lulëzojë çdo lagje dhe çdo komunitet të Tiranës sonë të madhe, Tiranës sonë metropolitane”, u shpreh Velaj.

Ai tha se Partia Socialiste do vijojë punën, si në ditën e pare, dhe nuk do i braktisë kurrë qytetarët, ashtu siç kanë bërë kundërshtarët politikë për 4 vite.

“Në kohët e vështira që kaluam me tërmetin, pandeminë, secili ka qenë një hero. Çdo infermier që ka bërë vaksinat, çdo doktor që ka vajtur në fshatin më të largët për të kontrolluar shëndetin e dikujt, çdo mësues që gjatë kohës së karantinës ka dhënë mësim, çdo mësues që me gjithë kushtet e vështira të tërmetit, ka vajtur edhe nëpër shtëpi, edhe nëpër çadra, edhe nëpër kontejnerë për të mësuar abetaren, e për të mësuar numrat, çdo polic, që pavarësisht se ishte karantinë duhej të ishte në krye të detyrës, çdo qytetar që ka shërbyer në administratë për të dhënë certifikata, ka qenë në krye të detyrës. Ndërkohë, sot po na vijnë përballë ata që 4 vjet ikën nga detyra; ikën nga Parlamenti, ikën nga Këshilli Bashkiak. T’ju bëj një pyetje: Në qoftë se bujku, ose traktoristi që keni marrë në punë, nuk vjen në punë 4 vjet, e merrni prapë t’ju lërojë tokën? Miqtë e mi, ne kemi standard më të lartë për infermierin, për policin, për ushtarin, për mësuesen, për doktoreshën, për mjekun dhe kemi një standard shumë të lartë për fëmijët që nuk guxojnë jo 4 vjet, por 4 ditë, jo 4 ditë, por 4 orë, jo 4 orë, por 4 minuta të vonohen orën e parë të mësimit, ata marrin mungesë. Por kemi standard shumë të ulët për politikën. Për 4 vjet, ata ishin te Gjiri i Lalzit, edhe Saliu, edhe Iliri. Në qoftë se për 4 vite kanë marrë mungesë, edhe në datën 14 maj ata do marrin mungesë dhe Partia Socialiste do na çojë përpara me notën 10, për të shkuar akoma më lart”, nënvizoi Veliaj./m.j

Next Post
Po përgatit rikthimin?! Themelohet Dega e PD në New York: Përshëndet nga Tirana Lulzim Basha!

Po përgatit rikthimin?! Themelohet Dega e PD në New York: Përshëndet nga Tirana Lulzim Basha!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In