Pas publikimit të lajmit se ILDKP do të nis një hetim mbi pasurinë e deputetit Socialist, ka reaguar menjëherë ky i fundit. Peza është shprehur se mirëpret vendimin e ILDKPI për kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ mbi pasurinë e familjes së deputetit socialist.
“Unë dhe bashkëshortja ime, jemi të hapur dhe do të qëndrojmë 24 ore/ 24 në dispozicion te ILDKPI për të bashkëpunuar në sqarimin dhe përfundimin e plotë të kontrollit dhe hetimit të sapo nisur”, shkruan Peza.
ma.me