Peza tha se në strategjinë e Bashës përfshihet eliminimi i Sali Berishës nga skena politike, shmangia e takimeve me liderët e partive të tjera, përfshirë dhe Monika Kryemadhi.
Po ashtu, Peza tha se Basha nuk ka asnjë bilanc pune nga koha kur ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, prandaj dhe fushata e PD është përqendruar jashtë kryeqytetit.
“Fushata e Bashës ka tre elementë që une mendoj se është e diktuar nga strategjistët e tij. E para, ka eliminuar nga skena politike Sali Berishën. Mesa duket strategjistët e fushatës së tij e duan jashtë pamjes së Bashës që po mundohen të japin të re duke qenë se ai i përketë të vjetrës dhe kjo u pa që në hapje të fushatës. E dyta, kanë eliminuar nga Basha takimet me LSI dhe me Monika Kryemadhin nuk është parë në asnjë takim elektorale, nuk ka bërë asnjë takim edhe me liderët e tjerë. e treta, Basha ka eliminuar dhe po shmang ballafaqimin e tij me Tiranën, ai ka qenë kryetari i Bashkiësë së Tiranës dhe nuk ka asnjë bilancë që t’ua tregoj qytetarëve që kur isha kryetari Bashkisë së kryeqytetasit ja çfarë bëra.”-tha Peza./Opinion.al