• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Petro Koçi: Si “Dumani” po bashkon problemet e Sali Berishës dhe Ilir Metës, skemat e tyre anti-SPAK

by Java News
11/05/2024 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka zbardhur planet e vërteta kundër SPAK të ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-presidentit Ilir Meta dhe të gjithë besnikëve të tyre. Z.Koçi në një analizë të gjatë për gazetën “SOT”, shprehet se përplasjet dhe molotovët e grupit të Berishës në protestat e fundit nuk kanë objektiv bashkinë e Tiranës. Sipas tij, ata po kërkojnë “kokën” e Altin Dumanit. “Ne nuk kemi asnjë iluzion. Korrupsioni duhet përkulur me forcën e ligjit dhe drejtësi guximtare. Veshja politike e të korruptuarit nuk ka rëndësi. Hierarkia e te korruptuarit po. Nuk mund të jetë njëlloj një apo disa ish-drejtorë baraz me dy ish-kryeministra. Distancimi është jetik dhe shëndet i mirë, i qëndrueshëm. Ne distancohemi nga çdo i korruptuar që ka qenë apo është në radhët tona politike dhe nuk e veshim me petkun e burgosjes politike. Pikë! Ndëshkimi i korrupsionit është lajm i mirë për Republikën. Çdo lajm i mirë për Republikën është lajm i shkëlqyer për Partinë Socialiste. Nuk duhet të kemi asnjë iluzion”, u shpreh Z.Koçi.

Prapaskenat e protestave

Sipas deputetit socialist, opozitarët janë hidhëruar sepse arrestimi i funksionareve të korruptuar të shtetit legjitimon reformën në drejtësi. “Ju mendoni se gjullurdia e re e riorganizuar nga opozita duke inskenuar të njëjtat akte dhune primitive dhe zjarrëvënieje si ato te muajve me radhë në Parlament ka objektiv rrëzimin e Bashkisë së Tiranës dhe Kryetarit Veliaj që e turpëroi keqazi me fitoren plebishitare në zgjedhjet e fundit bashkiake? Jo. E kini shume gabim. Jo se opozita nuk përgjon çdo rast në pritë për të sulmuar e baltosur politikisht Bashkinë e Kryeqytetit , bashkinë që e ëndërron ta uzurpojë, jo sepse ajo e vlerëson transformimin spektakolar të Tiranës nën drejtimin e socialisteve, jo se nuk do te donte hakmerrej për turpërimin elektoral. Sigurisht që të bësh një rrugë e dy punë të pista nuk është problem për te, as të gjuash me një gur e të vrasësh dy a me shume zogj njëkohësisht. Por nuk është bashkia objektivi i vërtetë dhe kryesor. Pse opozita është hidhëruar me arrestimin e disa drejtoreve të bashkisë së Tiranës të cilet e paçin haram besimin për të administruar punë serioze dhe të rëndësishme në bashki? Në fakt ky arrestim do duhej ta lumturonte opozitën sepse legjitimon rracën e korruptuar dhe të kriminalizuar politike të cilën vetë opozita e ka formuar dhe kultivuar ndër vite. Opozita duhej te lumturohej sepse në një skenar ku të gjithë do ishin njëlloj kë më shumë shanse përfitosh, të harrohesh, të tolerohesh. Opozitaret janë hidhëruar sepse arrestimi i funksionareve të korruptuar të shtetit legjitimon reformën në drejtësi, legjitimon SPAK un, legjitimon kreun e SPAK ut, legjitimon Gjykatën e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit, legjitimon vetë Republikën”, thotë ai.

Goditja ndaj SPAK dhe “zhdukja” e prokurorit të njohur

Sipas, Petro Koçit, molotovi synon SPAK-un. Ai ka përmendur dhe bashkëpunimin e Metës dhe Berishës në vitin 2002, kur shkarkuan nga detyra Arben Rakipin si pasojë e frikës së hetimeve të aferave të tyre korruptive.  “Objektivi i vërtetë nuk është Bashkia e Tiranës, as Erion Veliaj por SPAK-u, ajo qe këta e quajnë organizatë kriminale me gojën e liderit të tyre historik aktualisht aktiv megjithëse në penxhere, objektivi i vërtetë është drejtuesi i SPAK i cili etiketohet me fjalor te rëndomtë rruge nga bashkëdrejtuesi tjetër i opozitës destructive molotoviste. Opozita nuk kërkon të rrezojë Bashkinë, por reformën në drejtësi Opozita nuk kërkon kokën që drejton Bashkinë. Opozita berishiane kërkon kokën që drejton SPAK-un. Molotovi synon SPAK un. Arrestimet rrisin kredibilitetin e një reforme historike në drejtësi dhe sidomos të veprimeve të SPAK. Ky kredibilitet është problem shqetësues për opozitën dhe për situatat personale të çiftit që drejton opozitën. Është e njëjta dyshe e stërvjetër që dikur në bashkëpunim, në fillim të fshehtë e pastaj publik, realizoi një nga aktet më të turpshme parlamentare, atë të shkarkimit te ish prokurorit kurajoz e të ndershëm të Përgjithshëm Arben Rakipi, kur opozita drejtuar nga e njëjta dore e korruptuar bashkoi votat me një pjesë të qeverisë së kohës për të realizuar puçin politik ndaj drejtësisë kurajoze. Ata ishin tok e serish janë tok. Kundër drejtësisë”, tha ai.

Pakti kundër drejtësisë

Deputeti Petro Koçi përmend dhe gjithë CV e zezë të Berishë dhe Metës. “Ai akt e gjunjëzoi përfundimisht drejtësinë e kohës nën këmbët kriminale të politikes. Pakti kundër drejtësisë kurajoze pati një spektakël të dytë kur një gjykatë legjitimoi korrupsionin publik me një rezultat 5 me 0 ne favor të krimit. Serish protagonistë ishin këta të dy që bashkëdrejtojnë sulmin e tipit 14 shtator dhe 21 Janar mbi drejtësinë e re. Por kohet kanë ndryshuar sepse mbi gërmadhat e drejtësisë së vjetër po guxon te veproje drejtësia e re. Klithmat fashiste kundër SPAK ut nuk e trembin më Republikën. Opozita është kthyer ne mishin për top të një dysheje qe e ka tërhequr zvarre jo vetëm drejtësinë por thuajse gjithë historinë politike të këtij vendi deri vone. Opozita ishte dhe mbetet inceneratori i drejtësisë. Ata janë historia e Republikës pa drejtësi, e Republikës pa SPAK. Sot ne po bëjmë historinë e re të Republikës me SPAK. Korrupsioni ka filluar te trembet, populli ka filluar te shpresoje e të besojë në drejtësi mbi të pandëshkueshmit. Kjo opozite nuk ka bere katarsis që të meritohet kur kërkon dorëheqje. Cili nga këta dha dorëheqje kur drejtësia konsiderohej nga frëngjitë e 21 Janarit lavire bulevardi? Cili nga këta dha dorëheqje kur qeveria i beri puçin prokurorisë duke ndaluar procedimin e drejtuesve të gardës berishiane? Cili nga këta ka kërkuar falje për vrasjet në mes të bulevardit/? Cili nga këta ka kërkuar falje për Gërdecin? Kush ka kërkuar falje për vrasjen e organizuar ne Elbasan kur grupi i armatosur nen drejtimin e kandidateve te PD hapi zjarr luftarak duke vrare një njeri? Cili? Askush. Cili nga këta ka kërkuar falje për furnizimin e me karburant te makinerisë se Millosheviçit? Askush”, u shpreh Petro Koçi.

Thirrja për opozitën

Në fund, deputeti socialist i bën thirrje opozitës që të mbështesë SPAK dhe të heqë dorë nga molotovi. “Nëse ne distancohemi nga çdo i akuzuar për korrupsion cili nga këta është distancuar nga ish-kryeministri i tyre? Asnjë! Përkundrazi e quajnë të burgosur politik. Kalimi ne opozitë nuk është proces heqjesh të njollave kriminale. Një here i korruptuar tërë jetën i korruptuar. Korrupsioni nuk është profesion por ves. Dhe vesi del me shpirtin. Kalimi ne opozite nuk amniston pasurimin milioner te familjeve te ish kryeministrave që drejtojnë sot molotovin mbi institucionet e drejtësisë. Vrasësit nuk i mund ta luftojnë korrupsionin, vrasësit luftojnë drejtësinë! Para disa seancash kaluam ne parlament mbështetjen me organike dhe paga te disa institucioneve te drejtësisë së re. Opozita nuk votoi pro. Vetëm ca kokrra mbështeten projektvendimet përkatëse. Opozita ka bere premtimin publik se do e rrezoje reformën ne drejtësi, do e rrezoje SPAK un. Opozita është guri nen rrotat e SPAK ut. Opozita kërkon te zëvendësoje me gjyqe popullore proceset ligjore hetimore, kallëzuese dhe gjyqësore institucionale te SPAK ut. Opozita sulmon drejtësinë e re, opozita sulmon SPAK un me armët e 21 Janarit. Keni mbetur ne 21 JANAR 2011, Ejani, bashkohuni me projektin e Shqipërisë 2030! Boll sulmuat Tiranën me urdhër te Tiranit, boll sulmuat SPAK un me urdhër te Shplakut! Hiqni dore nga molotovizmi. Tirana ka nevoje për një epokë të re në transportin publik. Transformimi i deritanishëm nuk mjafton. E mbështes fort asistencën gjermane dhe atë te BE në këtë projekt ku përfituesi është qytetari i thjeshtë që nuk zotëron makina luksoze politikanësh. Mbështesni një projekt ku përfituese është Tirana dhe jo Bashkia. Mbështeteni Drejtësinë e RE, mbështeteni SPAK un. Sepse e mbështet populli”, përfundon Petro Koçi. (Sot)

Next Post
FOTO/ Besa Kokëdhima humbi në Eurovizion, por do mbahet mend për diçka

FOTO/ Besa Kokëdhima humbi në Eurovizion, por do mbahet mend për diçka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Arben Ahmetaj te Syri, si pentito apo si shejtan budalla?

January 9, 2026
7 pyetjet e Veliajt, Dumani nuk përgjigjet: Dosja e tij e ndarë në fraksion tjetër

Altin Dumani merr ‘dritën jeshile’ për një tjetër rol, pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në…

January 9, 2026
VIDEO-SHBA kap anijen e tretë cisternë të naftës në ujërat e Karaibeve, e lidhur me Rusinë dhe../ Pamjet e aksionit

VIDEO-SHBA kap anijen e tretë cisternë të naftës në ujërat e Karaibeve, e lidhur me Rusinë dhe../ Pamjet e aksionit

January 9, 2026
“Forcat e Xhenios në terren pas reshjeve”, Rama: Po ndërhyjmë në zonat problematike

“Forcat e Xhenios në terren pas reshjeve”, Rama: Po ndërhyjmë në zonat problematike

January 9, 2026
Opozita; politika e dashurisë me pahir si rrugë e vetme!

Opozita; politika e dashurisë me pahir si rrugë e vetme!

January 9, 2026
Operacioni i SHBA në Venezuelë, Sondazhi: Shumica e gjermanëve i konsiderojnë veprimet amerikane të pajustifikuara

Operacioni i SHBA në Venezuelë, Sondazhi: Shumica e gjermanëve i konsiderojnë veprimet amerikane të pajustifikuara

January 9, 2026
Tragjedia me 40 viktima në Zvicër/Arrestohet pronari i lokalit në Crans-Montana, zbulohet e kaluara e tij kriminale

Tragjedia me 40 viktima në Zvicër/Arrestohet pronari i lokalit në Crans-Montana, zbulohet e kaluara e tij kriminale

January 9, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Kriza e vetme politike që kemi, është politika ndaj drejtësisë

January 9, 2026
Durrës, banorët sërish në protestë/ Tentojnë të futen në ambientet e Bashkisë, përplasen me policinë

Durrës, banorët sërish në protestë/ Tentojnë të futen në ambientet e Bashkisë, përplasen me policinë

January 9, 2026
Pamje “lufte”/ Dyqane të shkrumbuara totalisht dhe rrënoja, ja çfarë ka mbetur te tregu i “5 Majit” pas zjarrit masiv (VIDEO-FOTO)

Pamje “lufte”/ Dyqane të shkrumbuara totalisht dhe rrënoja, ja çfarë ka mbetur te tregu i “5 Majit” pas zjarrit masiv (VIDEO-FOTO)

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In