Petro Koçi: Rama e bëri politikën të flasë shqip
Zv.ministri i mbrojtjes Petro Koçi ka komentuar për Gazeta Shqiptare marrëdhëniet me krerët e të majtës shiptare. “Rama e bëri politikën dhe qeverisjen të flasë në gjuhën shqipe, ndërkohë ai ka vendosur standardin e arritjes me çdo kusht të objektivave kryesore qeverisëse. Është jashtëzakonisht punëtor. I palodhshëm dhe kërkues llogarie ndaj stafit të vet dhe ministrive”, u shpreh Koçi.
I pyetur nëse i ruan kontaktet me zotin Nano, si një nga figurat e hershme siç edhe vetë Koçi është, ai përgjigjet: “Me zotin Nano ka shumë kohë që s’jemi takuar. Mendoj se personalitete politike si Nano duhen respektuar, edhe pse mund të kenë gabuar jo rrallë”, shprehet Koçi.