• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Petro Koçi: PD e urren faktin që Shqipëria mund të hapë negociatat për anëtarësim në BE

by Java News
04/01/2018 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi në këtë fillimvit bën një bilanc të dikasterit ku punon dhe situatës politike në vend. Në  një intervistë për Pamfleti.com ai tregon më shumë për partinë që themeloi “PSV91” dhe për zhgënjimet në profesion.

Duke folur për përparësitë e qeverisjes në këtë vit të ri ai shprehet se, “Pika me dobët mbetet administrata lokale apo e nivelit të poshtëm. Duket se shpesh në ndërtimin e kësaj administrate nuk janë respktuar kriteteret profesionale dhe morale, por ndërhyrjet partiake apo klanore.”

Z. Koçi, situata politike paraqitet e  tensionuar dhe këtë fillimviti pritet të ndizet akoma më shumë. Cili është parashikimij juaj?

Në përgjithesi ky është zakoni i viteve të rinj politike; me premtime opozitare për tensione. PD e urren faktin që Shqipëria mund të hapë negociatat për anetaresim në BE. Këtë shans e quan dështim të sajin dhe sukses të Edi Ramës. Unë besoj se Shqipëria do të vazhdojë rrugën e normalitetit. Aventurat e opozitës do marrin përgjigjen e duhur si nga opinioni publik vendas ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

-Dezertimi i disa ushtarakëve shkaktoi shumë reagime në opinionin publik. Çfarë gjykimi keni?

Ishte një rast episodik. Nuk është një fenomen. Këto ndodhin edhe në vende të tjera. Sidoqoftë braktisja e detyrës kur je ushtarak është një gjë e dënueshme, jo vetëm nga ligji, por edhe nga opinioni. Besimi i shoqërise te Forcat Armatosura nuk është lëkundur aspak nga ngjarja që i jep shkas pyetjes suaj.

-A janë ushtarakët një kategori që meritojnë akoma më shumë vëmendje?

Padiskutim që po. Nuk mjafton vetëm vlerësimi moral apo mirënjohja publike për atë çka me sakrificë, ndërgjegje shtetërore dhe ndërgjegje kombëtare kryejnë e përballojnë burrat dhe gratë në uniformë të Republikës së Shqipërisë. Premtimin e Kryeministrit që vitin tjetër buxhetor të rriten rrogat e ushtarakëve e kemi mezipritur.

-Çfarë nisme apo arritje e Ministrisë së Mbrojtjes për këtë vit ka pasur feedback më të mirë?

Unë besoj se kontributi ushtarak ndërkombëtar i efektivëve të Forcave tona të Armatosura ka gjetur jehonë të konsiderueshme dhe mirënjohja e partnerëve tanë strategjikë nuk ka munguar, bile është zëdhënë në çdo takim dy apo më shumëpalësh ku diskutohet për efektivitetin e rolit të Nato-s në favor të luftës kundër terrorizmit, ruajtejes së paqes e stabilitetit në pikat e rëndësishme të globit. Nga ana tjetër viti që lamë pas shënoi një kontribut jetik te FA në përballjen e emergjencave të zjarreve gjatë verës dhe të përmbytjeve të fundnëntorit. Në këto ndërhyrje ushtarakët u shquan për shpirt sakrifice e kurajo, edhe për disiplinë të lartë.

-Në fundvit të gjithë mundohen të bëjnë bilance. Cilat mendoni se janë pikat e dobëta, që qeveria duhet t’i shohë me përparësi këtë vit?

Pika me dobët mbetet administrata lokale apo e nivelit të poshtëm. Duket se shpesh në ndërtimin e kësaj administrate nuk janë respektuar kriteteret profesionale dhe morale, por ndërhyrjet partiake apo klanore. Besoj se këtë vit ky aspekt do të përmirësohet me vendosmëri.

-Zoti Koçi, në vitin 2008, ju ishit kundër ndryshimeve kushtetuese që sollën modelin e ri aq të diskutuar me kryeministër të fortë dhe me lista të mbyllura të kryetarëve. Si i vlerësoni sot këto ndryshime. I qëndroni opinionit tuaj të asaj kohe apo keni reflektuar?

Sigurisht që po. Tashmë ka një konsesnsus se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 të propozuara nga Sali Berisha e përkeqësuan demokracinë parlamentare në vend duke favorizuar dominimin kryeministror në raportet mes parlamentit dhe qeverisë.

-Jeni lideri i PSV91. A funsionon më partia juaj apo mendoni se “e vërteta” tek socialistët është kapitull i mbyllur?

E vërteta nuk është kurrë kapitull i mbyllur. PSV 91 gjithësesi ishte një projekt i përkohshëm. Unë u jam mirënjohës të gjithë atyre që mbështetën objektivat e këtij projekti. Tashmë gjërat kanë ndryshuar. Ndihemi të përfshirë në familjen e madhe socialiste.

Ka pasur moment, ku jeni zhgënjyer nga politika dhe a keni menduar të tërhiqeni?

Zhgënjimet nga politika janë të herëpashershme. Por mua s’më ka munguar grinta dhe energjia për t’i tejkaluar zhgënjimet apo dështimet. Po të mos kishte zhgënjime politika s’do qe dhe aq tërheqëse. Kjo do të thotë se pas zhgënjimeve nevoja për të përballuar sfidat bëhet më organike dhe më këmbëngulëse. Si profesion politika është shumë magnetike me sprovat që të ofron, me vështirësitë, dështimet e sukseset. Të udhëheqësh apo të  ndihmosh shoqërinë në projekte politike është magji e pashtershme. Prandaj s’jam tërhequr kurrë.

Sa e vështirë është të qenit zv.ministër?

Punët më të vështira i përballojnë ministrat. Kështu që zëvendësi e ka me të lehtë. Rëndësi ka ta duash punën, pavarësisht në cilin pozicion kontribuon.

Next Post
Sollaku, skeptik për kërcënimin e Llallës: Ngjan si teori konspirative

Mandati Aqif Rakipit, avokati Sollaku: Ka trysni ndërkombëtare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

March 3, 2026
Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

March 3, 2026
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Operacioni “Flaka e Fundit”

March 3, 2026
“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In