Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, njëkohësisht dhe kreu i kësaj partie në Fier, Petro Koçi, denoncoi në Euronews Albania se bota e krimit po përfiton tenderë publikë në këtë qark.
Lidhja e protagonistëve të botës së krimit me zyrtarë të caktuar, financimi apo lidhja e subjekteve me bandat kriminale dhe kërcënimi i subjekteve konkurrente, janë sipas Koçit, 3 mënyrat sesi krimi ka shtrirë duart në financat publike.
Ai theksoi se nëpërmjet industrisë së ndërtimit po pastrohet paraja e përfituar nga droga.
Deputeti i zgjedhur nuk dha emra konkretë, por theksoi se dihen emrat e “subjekteve të ndryshme që kanë lidhje me protagonistë të botës së krimit që përfitojnë tenderë publikë”.
Deputeti i zgjedhur nënvizoi se “protagonizimi i SPAK-ut ka filluar të ndikojë në opinionin publik duke rritur optimizimin”.
“PS është protagoniste absolute e nxitjes hartimit dhe miratimit të Reformës në Drejtësi. Një reformë që ka filluar të japë efekte”, tha ai.
Më herët, nëpërmjet rrjetit social Facebook, z. Koçi u bëri thirrje organet ligjzbatuese se nuk duhet të lejojnë që qyteti i Fierit t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar.
/a.r











