• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Petro Koçi: Berisha dhe Lapaj kanë sjellje gangsterësh

by Os De
05/01/2026 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita vijon me protesta duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, por për ish-deputetin socialist Petro Koçi, tubimet e tyre nuk kanë domethënie politike. I ftuar në emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitaj në RTSH, Koçi u shpreh se kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, po sillen “si gangsterë”.

“Protestat opozitare nuk janë domethënëse ndaj të cilave të ketë reagime që pastaj të shënojnë zhvillime të cilat mund të ndryshojnë status quon. Zoti Berisha dhe Lapaj si një kopje e tij, nuk mund të tronditin momentin politik në të cilin ndodhet Shqipëria. Të dy këto  personazhe janë me profil gangsterësh”, tha ai.

Sipas ish-deputetit, opozita po përhap thashetheme për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, por pa bazë reale. Ai theksoi se zgjedhjet e fundit treguan se opozita ishte e pafuqishme për të ndryshuar ekuilibrat elektoralë.

“Nuk ka arsye, këto lloj temash në formë thashetheme hapen herë pas here, ne e dimë që ky është një zakon i vjetër i opozitës. Ne nuk kemi një zhvillim i cili të jetë thelbësor dhe të ndryshojë peshoren elektorale në vend. Sapo janë bërë zgjedhjet dhe opozita u provua që ishte e pafuqishme për të ndikuar dhe ndryshuar këtë peshore elektorale. Opozita mendon si të jetë e fortë dhe jo e shëndetshme. Nuk mendojnë si të ndryshojë imazhin, kredibilitetin moral dhe politik, programet, zgjidhjet që mund të ofrojë etj., që unë besoj se mund të ishin efektive nëse do preknin çështje themelore të funksionimit të shtetit, por jo që duan të heqin atë që është në pushtet që ta zëvendësojnë vetë. Kjo është një fabul që nuk mund të ecë përpara”, theksoi ai.

Ndalur te drejtësia, Koçi tha se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është një nga “pasaportat’ kryesore të vendit për integrimin europian, një qëllim për të cilin, siç tha ai, duhet të punojë edhe mazhoranca edhe opozita. Megjithatë, ai shtoi se kjo e fundit po punon në drejtim të kundërt. Ai paralajmëroi se çdo ide për qeveri teknike do të dëmtonte procesin e negociatave.

“SPAK është një nga pasaportat kryesore të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Maxhoranca e ka shumë të qartë këtë gjë. E gjithë energjia e politikës sot duhet të fokusohet te integrimi europian. Aksioni strategjik që ka Shqipëria është integrimi europian i vendit dhe çdo qëndrim, qoftë i opozitës qoftë i mazhorancës, që e vë në dyshim këtë gjë, patjetër që do të krijonte pasoja. Edhe ideja e një qeverie teknike bie ndesh me procesin e integrimit europian sepse nëse do krijohej një qeveri ndryshe e imagjinoni çdo të ndodhë me ekipet e negocimit, hapat e ndërmarrë, do ta ndërpriste procesin. Opozita nuk është se po punon në favor të integrimit, po punon në disfavor sepse ata bëjnë një kalkulim që është dritëshkurtër. Ata mendojnë që integrimi europian i vendit do konsiderohet meritë e maxhoracës dhe jo atyre. Por edhe nëse është ashtu, për interesin e Shqipërisë nuk do kishte asgjë të keqe”, u shpreh ai.

Next Post
Përfundon foltorja e PD/ “Rama si Maduro..” Berisha: Ja ku janë “forcat tona delta”, priti se do të të vijnë në Surrel!

Përfundon foltorja e PD/ “Rama si Maduro.." Berisha: Ja ku janë “forcat tona delta”, priti se do të të vijnë në Surrel!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In