Lëvizja Socilaiste për Integrim ka zhvilluar një tubim elektoral në Kamëz. Kreu i kësaj force Petrit Vasili ka sfiduar sërish PS. Ai deklaroi para mbështetësve të LSI se kjo forcë do të jetë e para në 25 Qershor.
“Kemi qenë të parët dhe mbetemi të parët për atë shans që u japim të rinjve, pensionistëve, biznesit, burrave e grave që punojnë me punë të ndershme. Nuk mund të jemi kurrë të dytët se e kemi prirë përherë këtë vend. Duhet të jemi të parët. Shqipëria kërkon taksa më të ulta, mijëra vende pune, dhe këto vetëm Lsi mund t’ua sjellë”, tha Vasili./a.m.











