• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Peticionin kundër Bashës e ‘firmosi’…një i vdekur”, reagon PD e Vlorës

by A R
12/07/2017 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e martë qarkulloi në media një peticion që mbante firmën e 130 anëtarëve të PD në Vlorë ku kërkohej ndalimi i procesit për zgjedhjen e kryetarit. Ashtu si kundërshtarët e Bashës, edhe firmëtarët e peticionit e quanin procesin farsë.

Por një ditë më pas, dega e PD-së në Vlorë ka telefonuar firmëtarët, 90% e të cilëve kanë mohuar firmat e tyre.

Falsifikimi është i tillë, sipas PD-së së Vlorës, që në listën e firmëtarëve është përfshirë edhe një i vdekur.

DEKLARATA E PLOTE
Ne respekt te antareve te Partise Demokratike Dega Vlore dhe dega Selenice, reagojmë ndaj një falsifikimi dërguar medias, i nënshkruar si “peticion me nje liste antaresh, qytetaresh  dhe simpatizantesh te PD per anulimin e zgjedhjeve…etj”.

Sqarojme qe zgjedhjet do te realizohen mbi Vendimin Nr.1 date 4 Korrik 2017 te PDSH-se per Kryetarin e PDSH-se, dhe jane e drejte ekskluzive e antaresise dhe struktures se PD, dhe e askujt tjeter,  qofshin keta qytetare apo simpatizante te PD.

Po keshtu, Partia Demokratike dega Vlore  dhe Selenice, ne baze te një komunikimi te vazhdueshem gjate gjithe dites se sotme, është kontaktuar nga pjesa më e madhe e ‘nënshkruesve’ të peticionit. Ata kane perjashtuarkategorikisht  pjesemarrjen e tyre ne kete liste. Nje pjese e tyre ndihen të revoltuar nga ky falsifikim i bërë nga hartuesit e listes dhe kerkojne te bejne kallëzim penal.

Dega Vlore e Partise Dmokratike nga  verifikimet qe ka bere konstaton qe:

40 prej “firmetareve” nuk jane anëtare te PD.

60 prej tyre konfirmojne qe nuk e kane firmosur dhe nuk jane ne dijeni te kesaj inisiative.

15 prej tyre jane jashte shtetit apo te sistemuar perkohesisht jashte per arsye emigrimi apo pushimi.

1 i vdekur, emri  i nje profesori shume te nderuar, i nje familjeje me emer ne Vlore, së cilës gjejme rastin t’i kerkojme ndjese ne emer te PD-se  për ‘përfshirjen’ fatkeqe.

Partia Demokratike dega Vlore dhe Selenice distancohet dhe denon me force cdo veprim abuziv te bere emer te antareve te saj, te cdo peticioni apo cdo lloj tjeter inisiative  tjeter jashte dhe ne kundershtim me vendimet dhe udhezimet e PDSH-se.

Dega Vlore konfirmon qe zgjedhjet per Kryetar te PDSH-se do te mbahen ne 22 Korrik 2017, ne zbatim te Vendimit te dates 6 Korrik  te Kryesise se Deges se PD Vlore, dhe ne perputhje me Udhezimin Nr.1 date 4 korrik 2017  te PDSH-se, dega Vlore ka marre persiper organizimin e zgjedhjeve per Kryetar te PDSH-se.

Gjejme rastin edhe nje here te ftojme gjithe antaresine e Partise Demokratike qe neser diten e merkure te marrin pjese ne degjesen publike dhe diskutimet qe do te organizohen me kandidatet per Kryetar te PDSH-se ne Teatrin ‘Petro Marko’ ne Vlore.

Next Post
Zëvendëspresidenti amerikan respekton detyrën dhe distancohet prej Trump

Zëvendëspresidenti amerikan respekton detyrën dhe distancohet prej Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In