• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peter Tase: Dyshoj se sulmi ndaj Alibeajt është hakerim, Oddone mohon akuzat: Unë s’kam asnjë lidhje me Berishën dhe as me qeverinë

by Java News
14/04/2022 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Analisti i çështjeve ndërkombëtare, Peter Tase, përmes një komunikimi me e-mail me Report Tv, shpreh dyshimet se adresa e mikut të tij, diplomatit paraguaian Blas Oddone, ku sulmohet dhe akuzohet Enkelejd Alibeaj, mund të jetë hakeruar. Të njëjtin dyshim Peter Tase shpreh edhe për adresën e gazetarit nga Paraguai, Pedro Escobar Medina, i cili artikulon të njëjtën akuzë ndaj kryetarit të të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Reagimi i z. Tase erdhi pasi artikulli ne media mbi prapaskenat e këtij Fake News kundër Alibeajt, raportohej se Tase ishte bashkëpunëtor me Blas Oddone, lidhje e cila ngriti dyshime. Por, Peter Tase pohon se Blas Oddone nuk e konfirmon postimin ndaj Enkelejd Alibeaj, i cili akuzohej se kishte marrë para nga ish-presidenti i Bankës Qendrore të Paraguait, Carlos Fernández Valdovinos.

“Nuk ka asnjë lidhje mes Dr. Blas Oddone dhe politikanëve në Shqipëri, përfshirë Dr. Sali Berishën. Ne dyshojmë seriozisht se Twitteri i Oddone është hakuar ose është krijuar nga dikush që ka vendosur emrin e Oddone. Duket se Oddone ka shumë llogari në Twtter; ndërsa gazetari tjetër Pedro Escobar Medina pretendon se ka përjetuar të njëjtën situatë… Unë u shkrova të dy individëve sot dhe sa më sipër është ajo që ata pretenduan”, shkruan Peter Tase.

Tase shprehet se ai nuk ka asnjë lidhje me Sali Berishën dhe as me qeverinë shqiptare. “Më lejoni të theksoj edhe një herë se: qëndroj sa më larg politikës së korruptuar e të keqe shqiptare dhe shpresoj më të mirën për të ardhmen e popullit shqiptar. Unë kurrë nuk kam pasur kontakte me ish-presidentin dhe kryeministrin, as me kryeministrin aktual….”, vijon Peter Tase.

Për dy ditë me radhë, mediat pranë Sali Berishës dhe Ilir Metës, publikuan akuzat e veterinerit Blas Oddone dhe gazetarit paraguaian të bujqësisë Pedro Escobar Medina kundër Enkelejd Alibeajt. Sipas tyre, Alibeaj ishte financuar ish-presidenti i Bankës Qendrore të Paraguait, Carlos Fernández Valdovinos. Vetë Alibeaj i mohoi akuzat, duke i konsideruar si trillime të një mendje të sëmurë./shqiptarja.com

Next Post
Kriza/ Pas energjisë pritet të rritet dhe çmimi i ujit: Ja çfarë u prezantua sot në Kuvend

Kriza/ Pas energjisë pritet të rritet dhe çmimi i ujit: Ja çfarë u prezantua sot në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In