• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pete Buttigieg, ylli në ngjitje i demokratëve, drejt Shtëpisë së Bardhë

by A R
21/04/2019 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pete Buttigieg, kryebashkiaku i ri homoseksual i një qyteti të zakonshëm industrial amerikan, i cili është bërë një fenomen në këtë fushatë të hershme presidenciale, shpalli zyrtarisht kandidaturën demokrate për vitin 2020.

“Emri im është Pete Buttigieg”, tha 30-vjeçari i veshur thjesht.

“Jam kryetari i bashkisë Pete, jam një fëmijë i South Bend, Indiana, dhe po kandidoj në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së”, shtoi ai.

Në moshën 37 vjeç, ky diplomant i Harvardit, i cili shërbeu në ushtrinë amerikane në Afganistan, njoftoi në një takim publik në South Bend, qytetin e tij, ambicien e tij: të largonte Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne shesim një mit për komunitetet rurale dhe industriale”, sipas të cilës “mund të ndalojmë kohën dhe të kthehemi”, deklaroi ai përpara një turme të gëzuar, duke iu referuar sloganit të Donald Trump-it, i hartuar për vite me rradhë: “Ta bëjmë Amerikën madhështore sërish”.

“Nëse ka një gjë që South Bend ka treguar,është se nuk ka një politikë të ndershme bazuar në fjalën ‘akoma’  kritikoi kandidati me një sharm rinor, por me një zë të thellë, duke bërë një sulm të ri ndaj presidentit amerikan.

I lindur në këtë qytet të Indianas, Pete Buttigieg vjen nga këto territore që paraqitën zgjedhjet në favor të Donald Trump, “Rust Belt”, ky “rrip i ndryshkur” që gjendet në verilindje të Shteteve të Bashkuara dhe i dëmtuar nga rënia e industrive.

“Ai paraqet një brez të ri të udhëheqjes demokratike, ne e duam vizionin e tij”, tha Jenn Watts, 35 vjeç, me vajzën e saj trevjeçare të vendosur në shpatullat e tij, para fillimit të një takimi publik në një fabrikë të vjetër makinash.

Gati tre muaj pas shpalljes së kandidatures nga Komisioni Eksplorues, rezultatet janë mbi pritshmëritë: Pete Buttigieg është me të vërtetë ylli në rritje i kësaj gare demokratike drejt Shtëpisë së Bardhë.

Ky poliglot – i cili ka mësuar shtatë gjuhë – mblodhi 7 milionë dollarë nga kontributet, më shumë se shumica e konkurrentëve të tij dhe renditet i treti në sondazhet e fundit për zgjedhjet primare në lowa dhe New Hampshire, shtetet e para që kanë votuar.

Buttigieg kundrejt Pence

Mbulimi i gjerë i medias që gëzon tregon se Pete Buttigieg, megjithëse u zhyt në fraksionin e 18 kandidatëve demokratë, tërheq vëmendjen e një vendi të tërë.

Magjepsja është pjesërisht e lidhur me atë që do të ishte hyrja e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Pete Buttigieg do të ishte presidenti më i ri dhe homoseksual i hapur në Shtetet e Bashkuara.

Të dielën e kaluar, njeriu që zyrtarisht u bë kandidati i parë presidencial i martuar me një person të të njëjtit seks përsëriti se vendimi favorizues i Gjykatës së Lartë për martesën mes së njëjtës  gjini (në 2015) i kishte ofruar atij lirinë më të rëndësishme të jetës së tij.

Ai nuk përmendi nënpresidentin Mike Pence, i cili, i ardhur si ai nga Indiana, mbështeste të drejtën ungjillore, që ishte armiqësore ndaj martesës së homoseksualëve, gjë që ai e ka kritikuar publikisht.

“Mund t’ju them se në qoftë se fakti që unë jam homoseksual ishte një zgjedhje, ishte një zgjedhje që u bë e madhe , shumë e madhe”, tha praktikuesi i krishterë, i martuar në mënyrë fetare në vitin 2018 me shokun e tij Chasten, i cili mori dhe mbiemrin e tij.

“Dhe kjo është ajo që unë do të doja që të gjithë Mike Pence-t e botës të kuptojnë: nëse keni ndonjë problem me këtë që unë jam, problemi juaj nuk është me mua, problemi juaj zotëri, është me krijuesin tim”, shpjegoi ai.

I panjohur disa javë më parë, ky kryebashkiak i popullarizuar, i rizgjedhur në vitin 2015 me 80% të votave, shpreson të merret parasysh mirë në garën në rrugën “1600 Pennsylvania Avenue”.

“Bukuria e tij për shumë njerëz në South Bend është aftësia që ai ka për të ecur përpara dhe për t’u fokusuar në ditët e mira që po vijnë”, tha Elizabeth Bennion, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin e Indiana-s.

“Sapo njerëzit t’i hedhin një sy CV-së së tij dhe ta dëgjojnë atë kur flet, do të kuptojnë se ai është i destinuar për politikën kombëtare”.

/a.rada

Next Post
Grabitja e Rinasit, arrestohen 4 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë dhe autorë

Grabitja e Rinasit, arrestohen 4 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë dhe autorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In