Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Elbasan- Tiranë. Shkak për trafikun e rënduar dyshohet se është bërë një mjet që ka marrë flakë në tunel.
Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes për te zbardhur rrethanat e saj.
Si pasojë e kësaj ngjarje është bere një trafik kilometrik ne këtë autostradë.
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër, automjeti tip “Kamion”, me drejtues shtetasin V. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j