Pas gjestit të Duglas Kostës në ndeshjen e të dielës, ku goditi me bërryl dhe pështyu kundërshtarin Di Françesko të Sasuolos, ditën e sotme ka ardhur edhe vendimi i Disiplinës italiane për futbollistin e Juventusit.
Braziliani është dënuar me 4 ndeshje pezullim nga gjykatësi sportiv, por pa marrë parasysh provat televizive, vetëm me raportin e arbitrit. Kështu, Kosta do të humbasë ndeshjet në kampionat ndaj Frosinones, Bolonjas, Napolit dhe Udinezes.
ma.me