• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pështyma e Sali Berishës bie mbi Sali Berishën

by Enver Robelli
21/12/2017 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetin e parlamentit të Shqipërisë Sali Berisha duket se e ka lënë fiqiri. Akuza e tij se Fred Abrahamsi paskësh qenë agjent i Serbisë është shpifje kriminale. Fred Abrahamsi si rrallëkush tjetër i ka dokumentuar krimet e Beogradit mbi shqiptarët e Kosovës. Ai është hero, ndërsa Berisha një matuf që e ka humbur udhën.

Nga Enver Robelli

Kujdes! Armiku është në mesin tonë. Së paku sipas Sali Berishës. Ish-presidenti i Shqipërisë, ish-kryeministri i Shqipërisë, ish-shefi i opozitës dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike ka llomotitur sërish në mediat shqiptare. Kur nuk ia japin këtë rast mediat shqiptare, Berisha e (keq)përdorë profilin e tij në Facebook. Tani Berisha citohet të ketë thënë se Fred Abrahamsi, një shtetas amerikan, aktivist për të drejtat e njeriut, autor i një libri shumë të vlefshëm për vitet e tranzicionit të përgjakshëm shqiptar, paskësh qenë agjent i Beogradit. Këtë, sipas Berishës, e paskëshin zbuluar agjentët e SHISH-it, me nder me thënë shërbimit sekret të Tiranës në fillim të viteve ’90.

Sali Berisha gjatë karrierës së tij politike ka folur shumë budallallëqe. Dyshohet se regjimi i tij është përgjegjës edhe për krime e korrupsion. Ka dyshime se bandat e tij policore kanë vrarë qytetarë të pafajshëm. Ka deklarata të poshtra të tij, ku sulmon Ibrahim Rugovën, kërkon – më 1997 – nga shqiptarët e Kosovës të përkrahin opozitën serbe në demonstratat kundër Sllobodan Milloshevicit, bile për këtë qëllim provon ta instrumentalizojë edhe Adem Demaçin (shpeshherë të gatshëm për t’u instrumentalizuar), propozon që Kosova të rehatohet brenda hapësirës demokratike jugosllave. Sa i përket akuzave që Berisha ka bërë në betejat e tij politike në Shqipëri, nuk duhet humbur shumë kohë: njëherë e akuzonte Fatos Nanon se me njerëz të tij transporton drogë më helikopter, më vonë u afrua aq shumë me të, saqë supozohej se do ta përkrahte për ta bërë president të Shqipërisë.

Akuza e neveritshme e Berishës kundër Fred Abrahamsit është kulmi i çmendurisë së tij. Nuk mund të arsyetohet kjo deklaratë as me pleqërinë e tij, as me boshllëkun mendor, as me humbjen e arsyes, as me shkëputjen nga logjika, pra s’mund të arsyetohet me asnjë kauzë. S’mund të arsyetohet me asgjë. Fred Abrahamsi nuk ka nevojë për mbrojtje, por ne shqiptarët kemi nevojë të kujtojmë se pa Fred Abrahamsin bota nuk do të mësonte aq shpejt për tragjedinë e Kosovës. Pa njerëz humanistë, trima e të ndershëm si Fred Abrahamsi shumë vuajtje të Kosovës bota nuk do t’i kuptonte. Pa punën e Fred Abrahamsit bota nuk do të alarmohej aq shpejt mbi krimet e llahtarshme të Beogradit në Kosovë.

Pak shqiptarë kanë bërë më shumë punë se Fred Abrahamsi për Kosovën dhe – qe besa – edhe për Shqipërinë. Fredi, siç e njohim të gjithë ne që më së shumti kemi dhënë ndonjë kontribut shkrimor për lirinë e Kosovës, ka shkelur gati çdo cep të Kosovës për të dokumentuar krimet e policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë. Raportet e tij dhe të Human Rights Watch kanë qenë bazë për ngritjen e aktakuzës kundër Sllobodan Millosheviqit, këto raporte kanë qenë të domosdoshme për të dëshmuar fajësinë e gjeneralëve dhe politikanëve serbë në Hagë mbi krimet në Kosovë. I verbuar nga betejat politike në Shqipëri tash Berisha merret me detektim të agjentëve të UDB-së. E quan agjent të serbëve një aktivist të të drejtave të njeriut, ndërsa ka akuza të shumta se regjimi i Berishës u ka shitur benzinë trupave malazeze e serbe gjatë embargos së OKB-së kundër regjimit të Sllobodan Milloshevicit.

Mos prisni që Berisha t’i kërkojë falje Fred Abrahamsit për deklaratën e tij të ndyrë. Berisha është malësor. Porse aso malësori që kur flet i këput të gjithë kabllot e trurit. Por si shoqëri shqiptarë – në Kosovë e në Shqipëri – duhet të reagojmë me përbuzje ndaj këtij niveli barbar të gjuhës publike. Pa njerëz aq vetëmohues si Fred Abrahamsi shqiptarët e Kosovës sot do të ishin një turmë e shpërndarë nëpër botë, me atdhe të okupuar, pa liri e pa shtet. Heshtja e politikanëve të Kosovës ndaj kësaj shpifjeje të Berishës flet për politikanët e Kosovës. Ata ende gajasen pas deklaratave folklorike dhe idiotike të një matufi të lodhur që i bën aq dëm të madh shqiptarëve. Turp! Krim! Dhe marrëzi! Fred Abrahamsi- po e përsërisim – nuk ka nevojë për mbrojtjen tonë. Atë e mbron puna e tij e madhe në dobi të shqiptarëve. Por shqiptarët janë mosmirënjohës, andaj heshti

Next Post
Bella Lucie, doktoresha më seksi në botë

Bella Lucie, doktoresha më seksi në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

February 12, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dëmshpërblye me rreth 12 milionë euro!

February 12, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Pretenca e Hagës për ish-krerët e UÇK, Balla: Batërdi e tmerrshme, alarm i madh për shqiptarët!

February 12, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Debati për pagat e gjyqtarëve, ‘Kushtetuesja’ kërkon kohë për vendimin

February 12, 2026
Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

February 12, 2026
“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

February 12, 2026
Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

February 12, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Prokurorët që duan të dënojnë historinë

February 12, 2026
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

Sharlatanët

February 12, 2026
Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In