• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

by A R
25/03/2026 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme, peshku “Gjyle pikalosh” (Lagocephalus sceleratus), i njohur për toksicitetin e tij ekstrem, ka rënë në rrjetat e peshkatarëve vlonjatë, duke ndezur alarmin tek ekspertët. Ky fenomen ka bërë bashkë përvojën e peshkatarëve në terren dhe analizën e thellë shkencore, ku përmes emisionit “Në Radio” të Andri Xhahut në Radio Tirana u zbardhën rreziqet e tmerrshme që mbart kjo specie.

Sherif Durmishaj, i njohur nga të gjithë si Kapidan Baçi, i cili administron Qendrën e Peshkimit në Radhimë, e nisi rrëfimin e tij duke vlerësuar kompleksitetin e mjedisit ku punon. “Deti është një pafundësi dijesh. Ndaj ne mbajmë gjithmonë kontakt me biologë për informacione të detajuara. Siç ka plot të mira deti, ashtu ka dhe pjesën ekstreme. Siç është rasti konkret”, u shpreh ai, duke treguar se alarmi u dha nga peshkatari i tij. “Njëri nga peshkatarët tanë Arbri, më kontaktoi sepse në rrjetë kishte rënë një peshk i fryrë, nuk ishte normal krahasuar me peshqit e zakonshëm”, tha Durmishaj.

Ky nuk ishte takimi i parë me këtë specie, duke sjellë në vëmendje një ngjarje fatmirësisht pa viktima para shtatë viteve. “Rasti i parë ka qenë i disa peshkatarëve amatorë nga Kosova. Ka qenë një mrekulli sepse unë ndodhesha në zonën e Karaburunit, dhe ime shoqe që administron pjesën e restorantit, më njofton sepse ata kishin kërkuar që ta gatuanin këtë peshk”, tha ai. Duke parë rrezikun, ajo nuk kishte pranuar që të gatuhej. “Qe një mrekulli për ata dhe për ne sepse kushdo që do e konsumonte do të ishte një udhëtim drejt vdekjes”.

Për rastin e fundit, ai sqaroi se masat e sigurisë ishin rigoroze. “I thashë Arbrit që të mos e kapte me dorë. Unë përdora dorashkat sepse toksinat që lëshon lëkura e tij janë të dëmshme për shëndetin”. Baçi vuri në dukje se ky nuk është i vetmi “i huaj” në detet tona, pasi “para disa ditësh kapëm peshkun-luan. Është një lloj i pazakontë për ujërat tona. Është me gjemba dhe krijon probleme në shëndet, por jo në këto nivele”.

​Nga ana tjetër, rreziku biologjik i kësaj specieje u shpjegua nga Prof. Asoc. Rigers Bakiu, nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ai shpjegoi se “Lagocephalus sceleratus është një prej 138 specieve që e përbën këtë familje”, dhe paralajmëroi se ky peshk “përmban tetradoksinë, një nga toksinat më të fuqishme që ndodhet në baktere dhe alga”. Sipas profesorit, rreziku është i shpërndarë në të gjithë trupin. “Përqendrimi më i lartë i kësaj toksine ndodhet në organet riprodhuese, jo më pak në fileton e tij, por edhe në lëkurë, sy dhe organe të tjera të peshkut”.

​Si biolog molekular, Bakiu sqaroi mekanizmin e vdekjes që shkakton ky peshk. “Kjo tetradoksinë bllokon kanalet jonike të natriumit, duke shkaktuar një bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Mushkëritë dalin jashtë loje dhe më e rëndësishmja nuk ka antidot ndaj kësaj tetradoksine deri më sot. Vdekja është e pashmangshme”, deklaroi ai prerë.

Profesori dha një paralajmërim kategorik kundër çdo tentative për ta provuar. “Konsumi, absolutisht jo! Madje, në temperatura të larta, avujt që dalin nga lëkura e tij shkojnë në rrugët tona të frymëmarrjes duke shkaktuar pasoja fatale”.

Përveç rrezikut për njeriun, specia është një “makineri” shkatërruese për ekosistemin. “Është një specie gjithçkangrënëse, konsumon çdo lloj gjallese që gjen në ekosistemet detare. Kur nuk gjen konkurrencë, aty krijon popullata të mëdha. I shkatërron veglat e peshkimit dhe bëhet problem dhe për jetën e vetë peshkatarëve”, nënvizoi Bakiu.

​Pyetjes se përse këto specie të rralla po notojnë në ujërat shqiptare, profesori iu përgjigj duke fajësuar “ndryshimet e klimës”. “Tre individë të tillë janë parë edhe në pjesën veriore të Adriatikut, dhe kjo është çudia. Është një specie që nuk i toleron temperaturat e ulëta, kërkon temperatura mbi 16 gradë”. Sipas tij, faji nuk është vetëm i natyrës. “Përgjegjës nuk janë vetëm efektet e ndryshimeve të klimës por edhe njerëzit si përshpejtues të këtyre efekteve. Normalisht pritej prania e tyre, por do të duheshin disa vite më shumë që të vinin individë në të tillë ujëra. Kjo tregon se dhe Adriatiku do të tropikalizohet. Specie të Afrikës së Veriut po shkojnë drejt pjesës më veriore të Mesdheut. Por kemi dhe tropikalizim, lloje që vijnë nga Deti i Kuq sepse temperaturat janë si ato të vendeve subtropikale”.

​​Bakiu e mbylli me një thirrje për reflektim mbi të ardhmen. “Mbase pas 60 apo 100 viteve pasardhësit tanë nuk do ta dinë që dikur kjo ka qenë një specie që populloi këto zona dhe u natyralizua. Këto janë sinjalet e para. Është e pashmangshme”, tha ai, duke kërkuar ndërhyrje për të minimizuar dëmet nga “mbipeshkimi ose ndërtimi i porteve dhe resorteve që krijojnë pasoja në ndotje dhe në prishjen e ekosistemeve bregdetare”. Si hap konkret, ai sugjeroi zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare. “Ministria e Mjedisit e ka nënshkruar Protokollin e Kartagjenës në Konventën e Biodiversitetit, por duhet të ekzistojnë iniciativa konkrete qoftë edhe vendosje tabelash informuese për llojet që janë rrezik për komunitetet sidomos gjatë sezonit të verës, e mira të mos mungojnë gjatë gjithë vitit”.

Next Post
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In