• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Peshku i madh dhe…i madhi fare”, Basha: Rama ka dalë lakuriq…

by A R
18/10/2017 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Luzim basha ka reaguar sërish lidhur me dosjen hetimore “Habilaj”, ku nga përgjimi i pjesëtarëve të bandës përmendej edhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se u faktua ajo që opozita denonconte prej kohësh: mbrojtja e bandës dhe mbështetja e saj nga ana e ministrit.

Sipas Bashës, e gjithë veprimtaria kryhej me dijeninë dhe mbështetjen e kryeministrit Rama, të cilin ai e quan “peshku i madh fare”. Ky reagim vjen pas ironisë së Ramës për tryezën e opozitës.

Postimi:

PESHKU I MADH DHE….I MADHI FARE
Prej dy ditësh shqiptarët janë ballafaquar me disa fakte të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë: antimafia italiane ka prova ligjore të trafikut të drogës dhe armëve të kryer nga një bandë kriminelësh shqiptarë të ndihmuar direkt nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtues e oficerë të policisë.
Të njëjtën akuzë ka bërë edhe oficeri i policisë Dritan Zagani me fakte dhe prova që prej dy vitesh. Të njëjtën akuzë i kanë përësëritur Edi Ramës edhe disa përfaqësues të qeverive të huaja, sikurse më kanë informuar edhe mua si kryetar i opozitës.
Edhe përballë këtyre fakteve Edi Rama sillet si përherë: i pafytyrë dhe gënjeshtar patologjik, i bindur se do ja hedhë duke mohuar e mohuar e mohuar.
Por është e vështirë tashmë të mohosh atë që e di gjithë bota: se Saimir Tahiri është bashkëpunëtor, mbrojtës dhe përfitues i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës dhe armëve.
Dosja Habilaj-Tahiri e drejtësisë italiane ju tregon shqiptarëve dhe mbarë Europës, sesi krahu i djathtë i Edi Ramës është kapur në flagrancë në trafik droge, se si krejt shteti është kalbëzuar dhe është vënë në shërbim të trafikantëve.
Shqiptarët që në shumicë mezi mbyllin muajin shohin sesi trafikanti blen 9 mijë euro varësen për familjarët e ministrit të tij, se si Tahiri, kampioni i Ramës, merr 30 mijë euro për një ngarkesë, dhe se ka bërë të paktën 5 milionë euro në muaj.
Ndërkohë që ky skandal ka tronditur nga themelet Rilindjen, ka provuar kauzat e drejta te Opozites dhe e ka nxjerre Edi Ramen lakuriq para mbarë opinionit, ky vetë nuk ka kurajon të mbajë as më të voglën përgjegjësi, por vazhdon avazin e vjetër se fajin e ka opozita.
Edi Rama as nuk turpërohet, as nuk përgjigjet, as nuk mban përgjegjësi për një arsye të thjeshtë dhe të kuptueshme: Sepse është ai pas Saimir Tahirit, është ai pas cdo habili, është ai pas cdo shefi policie që ka ngarkuar thasët me drogë.
Ai si askush tjetër ka përfituar nga qindra milionë euro që erdhën nga droga dhe kanabizimi i krejt vendit, sepse i duheshin për të blerë votat dhe për të mbajtur pushtetin.
Shqiptarët e dinë tashmë, opinioni publik, dhe media ende e pakapur e ka kuptuar. Ndërkombëtarët po ashtu: as krimi, as trafiku i drogës, as përfshirja në to dhe as ndarja e pushtetit me kupolën mafioze, nuk mund të bëheshin pa dijeninë, lejen dhe mbrojtjen e Ramës. Ai është faktuar sot si peshku më i madh. Ndaj Rama duhet të largohet. Ai duhet të japë llogari para drejtësisë.

/a.m.

Next Post
FOTOT/ RENEA siguron Partizanin e Beogradit për stërvitjen në stadium

FOTOT/ RENEA siguron Partizanin e Beogradit për stërvitjen në stadium

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In