Një ekspeditë shkencëtarësh në Australi ka mbetur me gojë hapur, teksa një peshkaqen i madh i bardhë është gllabëruar nga një krijesë tjetër misterioze. Ekspedita ksihte shkuar në brigjet e kontinentit të largët për të vëzhguar jetesën e peshkaqenëve të bardhë. Shkencëtarët kishin mundur të vendosnin një aparat regjistrues tek një peshkaqen i bardhë, femër, më shumë se 3 metra e madhe… por me kalimin e ditëve, kishin vënë re se aparati regjistrues ishte shkëputur nga Peshkaqeni.
Më vonë u zbulua se aparati kishte dalë në breg, rreth 3 kilometra në distancë me trupin e ngordhur të peshkaqenit. Me këqyrjen e të dhënave që kishte siguruar aparati, shkencëtarët kanë mbetur të habitur.
Për më tepër shikoni videon: