Përbërësit për 4 persona:
Peshk për 4 persona (rreth 250 g për person)
6 patate mesatare
7 karrota mesatare
5 lugë gjelle majonezëë
1 tufë majdanoz
Kripë
Piper
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë mirë patatet dhe karrotat dhe i vendosim të zijmë. Patatet i presim në forma kubike ose me feta, ndërsa karrotat në rrathë.
Në një tepsi vendosim peshkun të cilin e kemi zier më parë, shtojmë patatet dhe karrotat, majdanozin e prerë hollë, kripë dhe piper sipas dëshirës, ndërsa lart shtojmë majonezën.
Kujdesuni që perimet të jenë të ftohta, në mënyrë që të mos pritet majoneza.