Lefterie Dhima, nëna e peshëngritësit Piro Dhima është përcjellë sot për në banesën e fundit në Himarë. 75-vjeçarja u gjet dje e pajetë nga fqinjët pranë kazanëve të rakisë në banesën e saj.
E moshuara dyshohet se kishte katër ditë që kishte vdekur, pasi trupi kishte nisur të dekompozohej. Ajo jetonte e vetme,pasi fëmijët i kishte jashtë.
Ndërkohë, peshëngritësi ëhstë gjykuar vazhdimishtse e ka braktisur nënë e tij. Megjithatë ai i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe sot është shfaqur në varreza, ku duket mjaft i prekur, duke i dhënë kështu lamtumirën e fundit.
/b.h