• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peshëngritësi Çalja i pastër, kampion i trefishtë Evrope, por dhe i zhgënjyer

by Java News
23/04/2018 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Peshëngritësi që ka fituar tre medalje në kampionatin Evropian, Briken Çalja, ka reaguar në lidhje me fitoren e tij dhe deklaron se ai nga sot është kamion absolut. Sipas tij është mbyllur çdo afat për analizat e dopingut dhe ai rezulton që të mos jetë i përfshirë në një skandal.
Në një postim në Facebook, Çalja shkruan: Edhe sot, kur çdo afat i përgjigjeve antidoping ka mbaruar dhe vërtetohet që asnjë gram i çfarëdo substance të ndaluar nuk ka prekur në trupin tim prapë indiferenca ndaj meje dhe suksesit historik të Bukureshtit qëndron stoike.

Media vazhdon të flasë për sukseset yjeve të huaj duke harruar ata që i dhanë krenari këtij vendi që rrallë herë është dalluar për dominime absolute në çfarëdo lloj fushe qoftë.

Postimi i plotë

ÇDO TË THOTË TË JESH KAMPION I TREFISHTË ABSOLUT I EVROPËS?!

Përmes vuajtjeve, stërmundimeve, djersës së derdhur, dhe ëndrrave të një jete realizova triumfin historik për vendin tim, Kampion i trefishtë në ar i Evropës.

Midis emrash dhe legjendash të peshëngritjes shqiptare arrita të gdhend emrin tim krah tyre dhe historisë e këtij sporti.

I kam dhënë shumë këtij sporti dhe këtij vendi pa marrë të njëjtën përgjigje nga ata që jetojnë e përfaqësojnë këtë vend, shoqëri, media apo përfaqësues qeveritarë.

Prapë vazhdova i vetëm, me ëndrrat nën vete, i fortë dhe i palëkundur.

Edhe sot, kur çdo afat i përgjigjeve antidoping ka mbaruar dhe vërtetohet që asnjë gram i çfarëdo substance të ndaluar nuk ka prekur në trupin tim prapë indiferenca ndaj meje dhe suksesit historik të Bukureshtit qëndron stoike.

Media vazhdon të flasë për sukseset yjeve të huaj duke harruar ata që i dhanë krenari këtij vendi që rrallë herë është dalluar për dominime absolute në çfarëdo lloj fushe qoftë.

Prapë do të vazhdoj i vetëm, me ëndrrat nën vete, i fortë dhe i palëkundur.

Në momentin që preka tokën shqiptare, edhe pas zhgënjimeve të panumërta nga instancat qeveritare prapë besoja se e meritoja të paktën një pritje të denjë nga ata që e përfaqësojnë këtë vend por më kot.

Gjithsesi, unë e mora pritjen që doja nga njerëz që më vlerësojnë.

Doja të falenderoja të vetmit që më kanë mbështetur, pritur dhe përgëzuar duke filluar nga familja ime, Cufo Fitness, Mojo Production, Kreshniku, Dashamir Xhika pa harruar dhe Bashkinë e Cërrikut dhe Bashkinë e Tiranës.

Besoj se heronjtë e vërtetë të këtij vendi nuk janë ato që dalin përditë dhe propagandojnë qëllimet e tyre po jemi ne, që me përpjekjet dhe arritjet tona ngremë lart flamurin kombëtar, flamurin e këtij vendi me 1001 probleme por krenar në zemër.

I trefishtë në ar, dhe i zhgënjyer.

Ja çdo të thotë të jesh kampion absolut i Evropës.

Briken Calja

brikan calja

 

Next Post
Foto me minorene, kapen pedofilët shqiptarë në Greqi

Kurthi i policisë greke, u "bleu" drogën 4 shqiptarëve, më pas u vendos prangat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In