• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesha reale e ironisë therrëse të Lu-së ndaj Bashës në faqen zyrtare të Ambasadës

by Ylli Pata
29/11/2017 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka vendosur një status në faqen zyrtare të saj që ka qenë aq i hidhur, sa pelini do të mbesë gjatë në shijen e atyre që u ka djegur.

Në një fotomontazh, është vendosur fotografia e Donald Lu-së së bashku me Elvis Preslin. Ngjitur shënimi: “A e gjeni dot sa ka paguar ky person për të bërë një foto me ambasadorin Lu? | Can you guess how much this person paid for a #PhotoWithAmbassadorLu?  #FotoSkandal”.

Ky është një mesazh direkt, i qartë dhe i drejtuar kah Lulzim Basha, kreu i opozitës shqiptare, i cili ka bërë para disa muajsh një foto me Presidentin Trump, duke paguar në një event mbledhje fondesh, ku siç ndodh në SHBA, Presidenti apo figura të tjera dalin në foto për të mbledhur të ardhura për fushata politike apo edhe humanitare.

Mesazhi i dhënë është shumë i fortë, pasi kjo nuk ka dalë nga ndonjë deklaratë apo edhe qëndrim personal, por nga faqja zyrtare e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në të cilën nuk mund të botohen kurrsesi qëndrime që nuk përbëjnë politikën shtetërore të Departamentit të Shtetit.

Është një mesazh politik drejtuar opozitës së Lulzim Bashës në kulmin e publikimit të aferës së pagesës së 1 milionë dollarëve për të lobuar në qarqet e larta të SHBA, lobim që binte ndesh me politikën e ambasadës.

Nëse mbahen mend eventet e kohës së çadrës por edhe përpara saj, fushata e lobimit u shoqërua edhe me letra zyrtare kundër ambasadorit Lu. Ishte një fushatë që bëhej paralelisht edhe kundër ambasadorit të SHBA-së në Shkup nga VRMO-ja e Nikolla Gruevskit. Madje paratë e paguara për lobim kanë dalë nga e njëjta adresë. Dhe kjo i është bërë e ditur Bashës që herët nga zyrtarë të lartë të SHBA-së, pikërisht kur dështoi përpjekja në Shkup për të dhunuar Zoran Zaevin dhe deputetët shqiptarë.

Më qartë akoma, për të parë qëndrimin amerikan mjafton të lexosh deklaratën zyrtare të Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, të publikuar me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë- 28 Nëntorit.

“Përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhduara për të vënë në zbatim reforma kyçe përfshi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, si dhe luftën kundër krimit të organizuar. Këto janë hapa të rëndësishme për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe të begatë për popullin tuaj”, thekson deklarata e Sekretarit të Shtetit të SHBA.

Kjo deklaratë përmend qeverinë si aktore kyçe për zbatimin e reformës në drejtësi, duke e identifikuar qartë se pala tjetër ka qenë kundër kësaj reforme.

Dhe është realisht e vërtetë, se si PD-ja ashtu dhe LSI-ja pas votimit në korrikun e 2016-s të ndryshimeve Kushtetuese, kanë vonuar implementimin e reformës në drejtësi.

Madje sot, eksponentë të lartë të opozitës e kanë shpallur “të vdekur” si vettingun ashtu edhe reformën në drejtësi, duke paralajmëruar një mosnjohje të organeve të reja të gjyqësorit, si dhe të institucioneve të akuzës si Prokuroria e Përgjithshme, SPAK-u apo edhe BKH-ja.

Këto nerva të tendosura mes opozitës dhe përfaqësuesve të SHBA-së kanë vijuar edhe këto ditë, kur një portal shumë pranë familjes “Berisha” arriti deri aty sa të akuzojë ambasadorin Donald Lu se ka marrë para nga kryebashkiaku i Laçit që ta heqë nga “lista e zezë”.

Ky lajm, edhe pse u përgënjeshtrua më pas, ka provokuar “derdhjen e gotës”, mesazhin e fortë në faqen e Facebook-ut të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Nëse bëjmë një krahasim të situatës, mund të themi se është thuajse e ngjashme, edhe pse pak ndryshime, me acarimin e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Alexandër Arvizu, kur i kërkoi që të heqë dorë nga manifestimi një javë pas 21 janarit 2011. Në atë kohë, Arvizu foli aq ashpër sa përmendi “detashmente anti-amerikane në politikën shqiptare”.

Pas kësaj deklarate, Edi Ramës iu desh të “hyjë në karantinë” për dy vjet, duke u tërhequr nga çdo akt politik bojkotues dhe konfrontues për të pritur zgjedhjet e 2013-s.

Next Post
Gomonia me 1.6 ton drogë nga Shqipëria, zv/ministri grek: Kemi goditur një rrjet të madh

1.6 tonë drogë, mediat greke: Kush është djali i policit dhe "Vito" nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In