Gushti është një ndër muajt më të mirë për prodhimtarinë e një sërë perimesh dhe frutash. Ja cilat janë 5 prej tyre që shijonë më shumë këtë muaj se gjatë gjithë vitit. Gjithashtu ju mësojmë dhe si t’i zgjidhni që të jenë të freskëta
Kumbullat,pjeshkat,qershitë dhe nektarinat-Vera është sezoni perfekt për to pasi janë veçanërisht shume të shijshme gjatë këtij muaji. “Gushti është kulmi i tyre” – shprehen specialistët.
Domatet- Duan kohë që të piqen në shije prandaj gjatë kësaj periudhe janë më të mira sidomos kur janë me lëkure të shndëritshme dhe të fortë por që shtrydhen lehtësisht.
Rrushi- Mënyra e duhur për të zgjedhur rrushin është duke u nisur nga ngjyra e kërcellit. Nëse kërcelli është i dobët atëherë mos e blini. Këshillohet që rrushi të blihet me kërcell jeshil dhe të fortë.
Pjepri-Megjithëse mund ta konsumosh dhe vjeshtë apo dimër, vera është stina e tyre.Për të ngrënë një pjepër të mirë duhet ta zgjidhni nga forma simetrike,pesha e rëndë dhe të mos ketë shenja.
Bamjet-Janë padyshim perime të stinës por duhet të keni kujdes të mos i gatuani më shumë seç duhet.