• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesë muaj pandemi në Shqipëri, statistikat kryesore, nga testimet te jetët e humbura

by A R
17/08/2020 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësoj si rajoni, Shqipëria po përballet në muajin e gjashtë të pandemisë së COVID-19 me një prirje shqetësuese të infeksionit. Rastet e përgjithshme kanë shkuar në rreth 7,400 prej të cilave rreth 3,800 janë mundur të shërohen ndërsa rreth 230 janë mbyllur me pasojë vdekjen. Muaji i fundit ishte me shifra më të larta të të infektuarve dhe të vdekurve se katër muajt e parë të pandemisë mbledhur bashkë çka tregon se infeksioni nuk po arrihet të përmbahet.

Euronews Albania sjell më poshtë të gjitha shifrat, faktet dhe çështjet e mbetura pa qartësi nga autoritetet në 5 muajt e shkuar të pandemisë.

Gjatë muajit të parë të pandemisë autoritetet vendosën masa të rrepta kufizuese duke mbyllur të gjitha aktivitetet ekonomike, sociale, kulturore dhe politike që nxisnin grumbullime njerëzish. Gjatë kësaj kohe u kryen mesatarisht vetëm 104 teste në ditë për një total prej 3,223 testesh, prej së cilave diagnostikuan 409 persona me COVID-19. Prej tyre 22 vdiqën, 165 mundën të shëroheshin, ndërsa pjesa tjetër (222 persona) mbeti me mbartje të virusit.

Mesatarisht muajin e parë të pandemisë pati çdo ditë më pak se 1 vdekje (0.7), 5 të shëruar dhe 7 raste të reja me COVID-19. Rekordi i rasteve ditore ishte 29 dhe u shënua më 4 prill. Numri më i lartë i vdekjeve ditore ishte 2 dhe kaq viktima u raportuan katër ditë (datat: 27, 31 mars dhe 1, 5 prill).

Në muajin e dytë, si total pati (50) më shumë raste me infeksion se muaji i parë, por u regjistruan (320) më shumë të shëruar dhe (13) më pak viktima. Në këtë periudhë autoritetet dyfishuan testet duke kryer mesatarisht 241 (240.5) teste në ditë për një total prej 7,215 testesh, nga ku u diagnostikuan 459 persona me COVID-19.

Nga totali i përgjithshëm u regjistruan 9 viktima, megjithatë mundën të shëroheshin 485 persona dhe në fund të kësaj periudhe rastet aktive u reduktuan në 187 (-35).

Mesatarisht gjatë muajit të dytë çdo ditë pati nga 15 (14.8) raste të reja, 16 (15.6) të shëruar. Rekordi i rasteve ditore ishte 34 raste, që u raportuan më 25 prill.

Në këtë muaj nisi periudha më e gjatë pa viktima shënuar deri më sot nën pandeminë e COVID-19, që mbetet rekordi prej 22 ditësh (nga 1 maji më 22 maj).

Gjatë muajit të tretë u vazhdua prirja në ulje e vdekjeve nga COVID-19 duke regjistruar rekordin e vetëm 4 viktimave në 31 ditë. Mirëpo pas lirimit të masave kufizuese dhe rihapjes së aktiviteteve ekonomike e shoqërore në fund pati një prirje në rritje të rasteve me infeksion.

Autoritetet kryen mesatarisht 294 teste (294.3) çdo ditë për një total prej 9,124 teste, nga ku u diagnostikuan 517 (+58) persona të tjerë të infektuar, mirëpo nga totali i përgjithshëm mundën të shëroheshin 351 pacientë (-134).

Rekordi i rasteve ditore ishte 42 dhe u shënua më 10 qershor, kur dhe praktikisht nisi të manifestohej ajo që u konsiderua dhe si vala e dytë e infeksionit.

Vala e dytë e COVID-19 solli një bilanc më të rëndë ku muaji i katërt pati më shumë raste (2,069) dhe viktima (58) se tre muajt e parë të pandemisë mbledhur bashkë.

Përballë prirjes në rritje të rasteve të reja autoritetet rritën ndjeshëm edhe testet duke kryer këtë periudhë mesatarisht 426 teste në ditë, për një total prej 12,791 testesh.

Mesatarisht çdo ditë u raportuan 2 (1.9) vdekje dhe 69 raste të reja me infeksion dhe vetëm 32 (31.5) të shëruar. Numri më i lartë i rasteve ishte 93 raportuar më 11 korrik, ndërsa numri më i lartë i vdekjeve ditore ishte 4, raportuar tre ditë (më 25, 27 qershor dhe 6 korrik).

Sezoni turistik dhe flukset e lëvizjeve në zonat bregdetare nxiti më tej transmetimin e infeksionit, ndërsa prirja në rritje nuk u ndal. Muaji i pestë rezultoi me më shumë raste (3,517) dhe vdekje (120) se katër muajt e parë të pandemisë mbledhur bashkë duke e bërë të pakonsiderueshëm faktin se gjatë këtij muaji u raportua rekordi prej 1,670 personave të shëruar.

Mesatarisht autoritetet kryen nga 515 teste duke pikasur çdo ditë të paktën 113 raste me infeksion, ndërkohë që çdo ditë pati mesatarisht 4 viktima (3.9).

Rekordi i rasteve ditore ishte 154 dhe u shënua më 13 gusht, ndërsa ai i viktimave ishte 6 dhe u raportua në të paktën gjashtë ditë (më 25, 27 korrik dhe 3, 5, 6, 9 gusht).

Gjatë kësaj periudhe pati shumë akuza nga opozita për shtrembërim shifrash, mungesë informacioni dhe mungesë përgatitje nga ana e autoriteteve të shëndetësisë. Ndërkohë më 13 gusht një 29-vjeçar i dha fund jetës në spitalin Covid-2 në Shefqet Ndroqi, ngjarje e cila tronditi rëndë opinionin publik. Lexo më shumë këtu.

Në numrin e testeve përfshihen edhe testet serologjike që autoritetet nisën të kryenin në muajin qershor.

Nëse do ta konsideronim epideminë e njëtrajtshme, atëherë do të mund të thoshim se pesëfishimi i testeve për COVID-19 krahasuar me muajin e parë, ka sjellë 8.5 herë më shumë të diagnostikuar.

Të dhëna të paqarta:

  • numri i përgjithshëm i rasteve totale me COVID-19 nuk rezulton të jetë i saktë;
  • të paktën 11 raste me pacientë të infektaur nga COVID-19 (bashkë me vetëvrasjen e 29-vjeçarit), vdekjet e të cilëve nuk u shkaktuan nga COVID-19 nuk figurojnë në rastet e përgjithshme, çështje për të cilën Euronews Albania ka kërkuar shpjegime, por nuk ka marrë përgjigje nga autoritetet, lexo më shumë këtu.

Të dhëna domethënëse:

  • koronavirusi u ka marrë jetën tre mjekëve: Rexh Byberi, Hysni Shkjau dhe Arian Pushi;
  • më shumë të shëruar në një ditë: 101 raportuar më 11 gusht;
  • më shumë raste në një ditë: 154 raportuar më 13 gusht;
  • më shumë viktima në një ditë: 6 raportuar më 25 e 27 korrik dhe më 3, 5, 6 e 9 gusht;
  • viktima më e re në moshë: 34 vjeç raportuar më 24 qershor;

Masa të rëndësishme:

  • prej muajit mars autoritetet ndalojnë aktivitetet shoqërore, politike dhe kulturore që nxisin grumbullime njerëzish në mjedise të mbyllura;
  • prej 19 korrikut mbajtja e maskës në mjediset e mbyllura është bërë me detyrim, lexo më shumë këtu;
  • prej 20 korrikut qeveria u ndalon muzikën bareve dhe restoranteve pas orës 20:00; lexo më shumë këtu;
  • prej 19 korrikut qeveria lejon kryerjen e testit për antitrupa në klinika private të certifikuara; lexo më shumë këtu;
  • prej 23 korrikut qeveria lejon kryerjen e testit me tamponë në klinika private të certifikuara;lexo më shumë këtu;

Nga Erblin Vukaj

Next Post
VIDEO/ “Godasin njëri-tjetrin me çfarë t’i dalë përpara”, Grushte pranë gjimnazit “Ismail Qemali”

Konflikt dhe kanosje në Sarandë, plagoset një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In