Delegacioni i Parlamentit Europian ka qenë i qartë me mesazhet që përcolli në Tiranë. Sëpaku pesë ishin konstatimet e Brukselit në konferencën e sotme për shtyp, pas vizitës një ditore në Tiranë.
Se pari, sipas PE, Parlamenti aktual është legjitim sikurse edhe qeveria. “Një qeveri tranzitore është e pakuptimtë dhe do të dëmtonte reformat dhe hapjen e negociatave” – thanë ndër të tjera eurodeputetët.
Mesazhi i dytë kishte të bënte me zgjedhjet, ku PE hodhi poshtë pretendimet e opozitës për parregullsi në proces. Sipas PE zgjedhjet e vitit 2017 ishin të lira e të ndershme. “Ne kemi qenë vëzhgues dhe kemi ekspertizën më të mirë. Problemet sporadike nuk mund të vendosin në pikëpyetje rezultatet” – u tha sot në Tiranë.
Çështja e tretë kishte të bënte me përgjimet e Prokurorisë. PD tha sot se probleme të tilla ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, i takojnë gjykatave dhe jo parlamentit.
Së katërti, delegacioni i Parlamentit Europian e cilësoi bojkotin dhe djegien e mandateve si fenomene të papranueshme për Brukselin.
Ndërkohë, një ‘shuplakë’ e fortë për opozitën ishte edhe qëndrimi i delegacionit kryesisht për LSI. “Monika Kryemadhi tha se donin vetëm ndërrimin e pushtetit” – tha sot në konferencë trupa përfaqësuese e PE duke nënvizuar se kjo nuk është pjesë e parimeve për një demokraci të shëndoshë.
/javanews/a.rada