• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesë Kamberë, në një derë

by Artur Ajazi
12/05/2020 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka njoftuar dy ditë më parë takimin me “aleatët” e tij më besnikë (dhe nuk dihet pse i quan kështu) për të diskutuar mbi “situatën e COVID-19, dhe zgjedhoren”. Kështu thuhet në njoftimin e dalë nga zyra e kryetari të ish-opozitës, duke mos bërë me dije hollësira të tjera.

Në një kohë kur periudha karantinore e pandemisë po lehtëson maksimalisht masat e saj, në një kohë kur Ministria e Shëndetsisë, nuk e ka ulur vigjilencën ndaj vatrave dhe rasteve të cilat zbulohen dhe vijnë nga zonat e kuqe, në një kohë kur shumica qeverisëse ka gjithë vullnetin politik për të përmbyllur brënda afateve zgjedhoren, Lulzim Basha mbledh aleatët, duke na kujtuar atë fjalën e urtë “pesë kamberë në një derë”. I mblodhi Lulzimi , ashtu siç i ka mbledhur gjithmonë, me “ballin lart dhe kokën poshtë” ata që kanë 7 vjet që mbajnë shpresë tek ai për të “marrë pushtetin me dhunë, molotovë dhe bisedime në tavolina”.

Mbledhja e fundit me aleatët në SHQUP, natyrisht nuk pritet të sjellë asgjë të re, aq më shumë ndonjë zhvillim pozitiv lidhur me “dy problemet e paranjoftuara”, si COVID-19 dhe zgjedhoren. Suksesi që arriti qeveria dhe angazhimi maksimal i krejt sistemit shëndetsor në Shqipëri, për përballimin briland të një situate, e cila ka zënë në befasi edhe shtete tepër të zhvilluara, nuk i ka lënë kohë shqupistëve dhe “ pesë kamberëve” të marrin vendime apo të bëhen faktor imponues. Ata janë mbledhur ashtu siç mblidhen çdo 2-3 javë, pa asnjë ide, pa asnjë program, thjesht sepse u thotë Lulzimi “hajdeni andej nga PD ta bisedojmë njëherë si t’ja bëjmë me Ramën”.

Dhe mblidhen ata, “pesë kamberë në një derë”, gjysma buzagas, dhe gjysma me maraz, ulen e flasin mbi të tashmen dhe luten për “të ardhmen”. Ata që kanë humbur shpresën dhe besimin për të ardhur në pushtet, kanë vite që kanë humbur gjithçka me vlerë që ka një parti politike, nga anëtarësia tek mbështetja e brëndshme, deri tek simpatia e ndërkombëtarëve.

Shumica e tyre, kanë vite në politikë, kanë qenë edhe në poste të larta ministrore, kanë provuar edhe sherrin, edhe tmerrin e pushtetit, ndërkohë që tashmë janë kthyer në “kryetarë”, falë mbështetjes nga SHQUP-i, dera e vetme e cila qëndron hapur edhe për ca kohë. Mbledhja e Lulzimit me aleatët pikërisht në momentet kur mesazhet dhe reagimet e politikës duhej të ishin të përgjegjshme mbi “detyrat e shtëpisë”, siç janë Reforma e re Zgjedhore dhe ulja në tryezë për të nisur bashkëpunimin institucional me shumicën qeverisëse, “përdredhjet” e tij përmes Bylykbashit, tregojnë sa bosh ka mbetur partia e demokratikasve.

Sa bosh ka mbetur partia e “idealistëve, dhe e të djathtëve”, e atyre që pretendojnë se dikur “rrëzuan diktaturën enveriste” por që në fakt përjetojnë sot, një diktaturë tjetër çdo ditë brënda vehtes. Mblidhi Lulzim, mblidhi “pesë kamberë në një derë”, gjithmonë kur të duhet tu tregosh përralla dimri, por të paktën tregohu edhe i sinqertë me ata, shpjegoi pse Doktori nuk ta jep “vulën” e PD, dhe nuk të bën edhe ty kryetar me mandat fulltime, për të qenë i barabartë me shokët…

Next Post
Emrat/ Burg tre shqiptarëve në Itali, pjesë e një grupi trafikantësh droge

Emrat/ Burg tre shqiptarëve në Itali, pjesë e një grupi trafikantësh droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In