• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pesë javë në koma / Historia e shqiptarit që i mbijetoi Covid-19

by A R
27/12/2021 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është historia e Valon Krasniqit. 17 gushti ishte dita ku ndryshoi jetën e tij. Krasniqi, 30 vjeç, motoçiklist muskuloz, entuziast, sapo ishte kthyer nga pushimet me familjen në Shqipëri, kur papritur nuk ndihej mirë.

Një test për koronavirus tregoi se ai dhe motra e tij më e madhe ishin infektuar me virusin. Por ndërsa motra shfaqte vetëm simptoma të lehta, Covid-19 shpërthen me ashpërsi të plotë te Valon Krasniqi.

Ai nuk ishte i vaksinuar. Disa javë më parë kishte tentuar, por në atë kohë vaksina ishte ende në mungesë dhe thuhej se fillimisht duhet t’u jepej përparësi të moshuarve, shkruan mediumi gjerman WDR.

Prej ditësh ai kishte temperaturë të lartë dhe mezi hante apo pinte ndonjë gjë. Pastaj ai mezi merrte frymë.

Familja e tij thërret ambulancën që e çon në një klinikë në vendbanimin e Krasniqit, Bergheim.

Por edhe aty mjekët dhe infermierët duhet të shikonin se si gjendja e 30-vjeçarit përkeqësohej me shpejtësi.

Pas një jave ai pësoi edhe një trombozë në krahun e djathtë dhe u transferua në spitalin St. Vinzenz në Këln.

Më 26 gusht, mjekët e atjeshëm kryen një operacion urgjent për t’i shpëtuar jetën.

“Dhe në të njëjtën mbrëmje që më operuan, më futën artificialisht në koma”, thotë Krasniqi me zë të ulët gati katër muaj më vonë.

Burri i stërvitur mirë, i cili dikur peshonte 93 kilogramë, tani është vetëm një “hije e vetes”. Krasniqi është dobësuar për rreth 65 kilogramë.

Të bardhët e syve të tij janë zverdhur për shkak se mëlçia e tij pati probleme ndaj barnave të shumta që Krasniqi ka marrë në muajt e fundit.

Por Krasniqi buzëqesh, sepse ai mbijetoi.

Lufta me virusin filloi vërtet me koma. Në këtë moment mushkëritë e 30-vjeçarit ishin aq të dobëta sa mjekët duhet t’i bëjnë frymëmarrje artificiale.

Deri më 2 nëntor, gati dhjetë javë, Krasniqi qëndron i varur në ECMO, një lloj “mushkërie artificiale” që furnizon gjakun me oksigjen.

Edhe kur ekipi mjekësor mundi ta nxirrte nga koma pas pesë javësh, ai mbeti i lidhur me aparatin.

Por është edhe familja që i jep forcë të riut, shkruan më tej mediumi gjerman.

Gruaja dhe motra e tij bëjnë gjithçka që munden për ta bërë 30-vjeçarin të ndiejë se familja e tij është pranë tij. Dhe merrte mbështetje nga ekipi i kujdesit intensiv.

E shoqja i përdor kryesisht vizitat për të dekoruar dhomën e spitalit me foto të të afërmve dhe miqve.

Ajo vendos fotografitë dhe letrat që mbesat dhe nipat e Krasniqit i shkruajnë për të. E gjithë kjo duhet ta motivojë atë të bëhet mirë.

“Rasti i z. Krasniqi është një histori e madhe suksesi”, thotë profesori Christian Strassburg, i cili aktualisht po trajton Krasniqin në Spitalin Universitar të Bonit.

Dhe për shkak të natyrës së tij pozitive, ai ua lehtëson punën edhe mjekëve dhe infermierëve.

/a.r

Next Post
Mashtrimi me Call Center, dalin sot në gjykatë 35 të arrestuarit, skema drejtohej nga një izraelit

Mashtrimi me Call Center, dalin sot në gjykatë 35 të arrestuarit, skema drejtohej nga një izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In