Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka takur sot prokuroren kroate, Tamar Laptosh, e cila njihet si gruaja e hekurt që çoi pas hekurave kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader. Mësohet se në fokus të takimit ka qenë përzgjedhja e anëtarëve të SPAK, proces i cili u zgjat deri me 21 shkurt pasi ende nuk është plotësuar ky organ i ri i drejtësisë. Prokurorja nga Kroacia do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri, ndërsa gjatë kësaj kohe ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë.