• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përvjetori/ Bekim Fehmiu (1936-2010), kjo është historia e aktorit me origjinë shqiptare

by Java News
15/06/2017 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të gjithë hapësirën ballkanike është gati në përmasat e një miti. Sot mbushen shtatë vjet nga vdekja e aktorit të madh shqiptar Bekim Fehmiu. Ai ishte aktor shqiptar nga Kosova, i cili lindi në Sarajevë më 1 qershor të vitit 1936.

Bekim Fehmiu rrjedhë nga një familje e njohur gjakovare, ku babai i tij Ibrahim Fehmiu ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe.

Fehmiu u bë i famshëm me filmin ‘Mbledhësit e Puplave’ në vitin 1966, dhe deri në atë kohë ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmike nëpër botë.

Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

Fehmiu, u martua Branka Petric dhe kishte dy djem. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të.

Në të gjithë hapësirën ballkanike është gati në përmasat e një miti.“Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri- tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen”, pati thënë Bekim Fehmiu, citat ky i cili përdoret shumë edhe tash.

Fehmiu, u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Sipas deklarimeve të para del se ka kryer vetëvrasje. Ish-ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë asokohe Ivica Dačić, pati thënë se Fehmiu u gjet i vdekur në apartament dhe revolja ishte e regjistruar në emrin e tij.

Ai vdiq në moshën 74 vjeçare. Rolet e tij në ‘Prova speciale’, ‘Odiseja’, ‘Aventurieri’, ‘Rruga’, ‘Vitet e nxehta’, ‘Dezertori’, përmenden si kryevepra.

Bekim Fehmiu ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shoë, Dirk Bograt, Irene Papas… Ai ka interpretuar në shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht frëngjisht dhe italisht. Bekim Fehmiu që nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen ‘Madame Kolontine’, të Anete Playel, shfaqje në të cilën luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t’i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore.Së fundmi është botuar libri i tij ‘Shkëlqim dhe tmerr’, i cili është pjesë e projektit ‘Mirëdita, Dobar Dan’, dhe është botuar nga ‘Samizad B92’, ku përpos Beogradit një promovim i mirëfilltë i është bërë edhe në Prishtinë.

Në këtë libër në mënyrë kronologjikë shpaloset komplet jeta dhe veprimtaria e të madhit Bekim Fehmiu, i cili i dha shumë teatrit dhe kinematografisë në gjithë botën, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Ja pse na zë makina!

Ja pse na zë makina!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In