• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përvetësoi 128.000 m² tokë në Palasë, konfiskohet trualli me vlerë 280 mijë euro

by Lorenc Vangjeli
04/12/2015 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të një sipërfaqe prej rreth 128 mijë metra katrorë tokë pyjore në zonën e Palasës, në Himarë, me vlerë sipas çmimeve shtetërore 280 mijë euro, e përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuara nga shtetasi  Timotheo Dhimolea, i cili u dënua me 2 vjet burgim.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, mbi bazen e kallëzimit penal të kryer nga Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Vlorë, ka rregjistruar procedimin penal në vitin 2014, për veprat penale “falsifikimi i dokumentave” dhe “shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 186 dhe 248 të K.Penal.

Objekt i hetimeve të këtij procedimi penal janë një sërë vendimesh të dhëna nga Z.R.P.P Vlorë, si dhe veprimet e kryera nga personat e interesuar në lidhje me dokumentacionin e depozituar për njohjen e kthimin e pronës, si dhe rregjistrimin e tyre në Z.Rr.P.P apo veprimet e tjera të mëtejshme për kryerjen e transaksioneve për pronën e paluajtshme të fituar.

Midis të tjerave, nga hetimet ka rezultuar se emër të trashëgimtarëve të Petro Dhimolea, në Z.Rr.P.P Vlorë është rregjistruar në rregjistrin hipotekor, në numërin rendor nr.186, datë 06.06.2012 pasuria e paluajtshme prej 12.8 ha tokë pyjore, e ndodhur në vëndin e quajtur Maitka, fshati Palasë, Bashkia Himarë.

Ky rregjistrim është kryer mbi bazën e aplikimit të datës 01.03.2012 të kryer nga shtetasi Timotheo Dhimolea, i cili është një trashëgimtarët e subjektit Petro Dhimolea. Si titull i pronësisë në këtë rast është përdorur dokumenti “vendim nr.425, datë 30.12.2008 i Z.R.K.K.P Vlorë”, i shoqëruar me planvendosjen e pronës, sipas të cilit është vendosur njohja e pronësisë dhe kthimi i një sipërfaqe prej 12.8 ha, ndodhur në vëndin e quajtur Maitka, fshati Palasë.

Nga hetimet e kryera si dhe nga akti i ekspertimit tekniko grafik me nr.8295, datë 24.08.2015 i Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë ka rezultuar se, vendimi me nr.425, datë 30.12.2008 i Z.R.K.K.P Vlorë, i si dhe planvendosja e pronës bashkëngjitur këtij vendimi, janë dokumenta me përmbajtje të falsifikuar.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton e provuar tërësisht se sipërfaqeja e pasurisë së paluajtshme me sipërfaqe totale prej 128.000 m² tokë pyjore është rregjistruar në emër të trashëgimtarëve të Petro Dhimoleo me anë të dokumentave të falsifikuara.

Lidhur me rrethanat e mësipërme, i pandehuri Timotheo Dhimolea është akuzuar se ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal dhe cështja penale në lidhje me këtë të pandehur është dërguar për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në përfundim të gjykimit të kësaj cështje penale, me vendimin nr.659, datë 03.12.2015, vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Timotheo Dhimolea për veprën penale “falsifikimi i dokumentave”, të parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim, duke zbritur më pas edhe 1/3 e masës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Po kështu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.659, datë 03.12.2015 vendosi edhe dënimin plotësues, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurisë së paluajtshme me sipërfaqe totale prej 128.000 m², ndodhur në fshatin Palasë, Bashkia Himarë. Duke marrë në konsideratë vlerat e përcaktuara në hartën e cmimeve zyrtare në këtë zonë, vlera e kësaj pasurie është rreth 280.000 euro.

 

Next Post

Tension në Kuvend, Opozita i turret Ramës gjatë fjalimit në foltore (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In