• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet shkolla që mban emrin e publicistit Ardian Klosi

by A R
19/09/2017 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shkolla “Ardian Klosi”, që mban emrin e publicistit dhe përkthyesit të njohur, u përurua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kjo shkollë hapi dyert për herë të parë për nxënësit e saj javën e kaluar, ndërkohë që ajo u ndërtua edhe falë mbështetjes nga Komisioni Evropian. Shkolla ka një kapacitet për 1000 nxënës dhe ofron mjedise të reja e kushte modern mësimdhënieje, si dhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sociale dhe sportive.
Kryebashkiaku Veliaj, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, deputetja e PS, Blerina Gjylameti, si dhe nga familjarë të përkthyesit dhe publicistit Ardian Klosi, u shpreh se kjo shkollë është një nga më modernet e Tiranës, ndërsa zona e Bregut të Lumit po transformohet në një nga lagjet më të mira të kryeqytetit.
“Duhet të jemi patjetër fitimtarë në betejën e qytetit tonë për më shumë dije. Nuk kemi ndërtuar vetëm shkollën, përballë saj është një hapësirë tjetër fantastike, një qendër komunitare, çerdhe, kopësht; kemi krijuar një oaz në një nga lagjet që më përpara ka qenë e lënë pas dore. Nuk është vetëm ky oaz, por janë edhe 18 rrugë të reja që kanë rehabilituar një pjesë të madhe të lagjes. Për herë të parë kemi të njëjtën cilësi në zonën që me konotacion negativ më përpara quhej si Bregu i Lumit, sot Bregu i Lumit është një nga lagjet më moderne të Tiranës. Pra, po punojmë me të njëjtin standard, siç punohet në sheshin “Skënderbej”, ashtu edhe në zonën e Bregut të Lumit, në Njësinë 4 edhe në këtë kompleks fantastik arsimor dhe sportiv”, theksoi Veliaj.
Kreu i Bashkisë kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve dhe të investimeve të Bashkisë së Tiranës, të cilat jo vetëm do të përmirësojnë jetën e vetë komunitetit në këtë zonë, por njëkohësisht do të rrisë dhe vlerën e pronës. “Më vjen mirë që kanë qenë bashkëpunëtorë, në disa raste është kërkuar që të largojnë avllitë e tyre, të hapin pak hapësirë për trotuare. Unë besoj se vetëm njerëzit e mençur e kuptojnë këtë mesazh, që duke sakrifikuar një metër nga oborri i tyre i kanë rritur disa herë vlerën komunitetit të tyre me një trotuar, me një hapësirë të sigurt ku kalojnë fëmijët. Besoj se tani që kemi vendosur këtë standard, çdo punë tjetër në njësinë 4 dhe në zonën e Bregut të Lumit do të vazhdojë me të njëjtin prioritet.  Dua të falenderoj ambasadoren e Bashkimit Evropain dhe gjithë kolegët e BE, që na bënë të mundur këtë investim në Njësinë 4”, u shpreh ai.
Krahas përmirësimit të infrastrukturës, në shkollën “Ardian Klosi” do të japin mësim mësuesit më të mirë të përzgjedhur nga portali “Mësues për Shqipërinë”. Kryebashkiaku ftoi prindërit që të regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë shkollë të re, e cila do të zgjidhë edhe problemin e mësimit me dy turne në shkollat e tjera në këtë zonë. “Dua të falenderoj Lindita Nikollën, e cila më premtoi se do të kishim mësuesit më të mirë në këtë shkollë. Fatmirësisht, kemi edhe mësuesit e përkushtuar, falë portalit “Mësues për Shqipërinë”, në rastin konkret “Mësues për Tiranën”. Unë besoj se edhe komuniteti e ka të qartë se nuk ka asnjë arsye që të shkojmë në shkolla me dy turne, nuk ka asnjë arsye që të shkojmë te turni i dytë, kur kemi një shkollë fantastike që ka kapacitet për të qëndruar lirshëm edhe 600 nxënës, në kushtet që kemi ofruar në këtë komunitet. Ndaj, u bëj thirrje edhe atyre që po i çojnë fëmijët te turni i dytë në shkolla të tjera, që fare mirë mund t’i transferojnë në këtë shkollë të re, si një mënyrë fantastike për të pasur një shërbim cilësor, klasa dinjitoze, por edhe mësues dinjitozë”, tha ai.
Në shkollën e re, nxënësit do të kenë mundësi që përveç lëndës së anglishtes, të studiojnë edhe gjermanisht, e cila është një nga më të kërkuarat aktualisht në tregun e punës. “Përveç anglishtes, kemi futur edhe gjuhën gjermane. Më vjen mirë që në kujtim të Ardianit, jo vetëm si intelektual, por si një gjermanisht folës, jam i lumtur që u prezantuam me mësuesin e gjermanishtes dhe kemi futur gjermanishten përveç anglishtes si një gjuhë të dytë. Për të gjithë ata që do të kenë fatin, shansin, mundësinë të studiojnë të studiojnë në këtë shkollë, do të jenë njohës shumë të mirë të gjermanishtes”, u shpreh Veliaj.
Në fjalën e tij, ai vlerësoi edhe figurën e publicistit dhe të albanologut Ardian Klosi, duke vlerësuar kontributin e tij për shoqërinë shqiptare. “Ardian Klosi është arsyeja pse jemi mbledhur këtu sot dhe i kemi kushtuar këtë shkollë personalitetit dhe kontributit të tij. Një nga intervistat e fundit të Ardianit, ai tha: Atdheu është lagjja ku jetojmë, rrugica ku jemi rritur, shtëpia ku kemi kaluar fëmijërinë, komshiu që kemi përballë; qyteti është atdheu. Ky është përkufizimi më i bukur i ekzaktësisht se çfarë është atdheu”, nënvizoi Veliaj.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla theksoi se shkolla “Ardian Klosi” është me standardet më të mira europiane dhe me mësuesit më të mirë. Ajo shtoi se është detyra e stafit pedagogjik dhe vetë nxënësve që të justifikojnë këtë investim, si në infrastructure, ashtu edhe në mësimdhënie. “Për mua është një kënaqësi e veçantë të kthehem në komunitetin tim, ku u rrita, ku u shkollova, ku kalova gjithë rininë time, me një mbresë të jashtëzakonshme falë punës së shkëlqyer të mësuesve, të komunitetit, të Bashkisë së Tiranës dhe posaçërisht ndihmës super të vyer të Bashkimit Europian. Të gjithë ne, por edhe unë në detyrën e Ministres së Arsimit, do e kisha zili këtë shkollë, është shkolla me standardet më të mira europiane, është shkolla me mësuesit më të mirë që janë renditur në portalin mësues për Shqipërinë”, tha Nikolla.
Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin u shpreh e kënaqur për kurorëzimin e këtij investimi me një shkollë moderne, ndërsa kërkoi nga nxënësit që ta mirëmbajnë atë dhe ta përdorin në mënyrën më të mirë të mundshme për t’u bërë më të mirët. “Jam e sigurt që çdo cent që është sjellë këtu është investuar ashtu siç duhet. Ne bëjmë shumë gjëra si BE, por unë mendoj se ky lloj investimi është ai që është më afër zemrës tonë dhe që të investojmë te fëmijët tanë është gjëja më e mirë që mund të bëj BE në Shqipëri, sepse një gjë askush nuk do mund t’ua marrë kurrë askush dhe kjo është njohuria që merrni në shkollë, dija. Dhe unë vërtetë uroj dhe shpresoj që ju do t’i përdorni këto ambiente sa më mirë që të jetë e mundur që të mësoni për njeri-tjetrin, të bëheni miq, të mësoni se ç’është bota dhe të mësoni se ç’është Bashkimi Europian”, përfundoi Vlahutin./a.m.
Next Post
Problem për Panucchin/Abrashi lëndohet, humb ndeshjet me Spanjën dhe Italinë

Problem për Panucchin/Abrashi lëndohet, humb ndeshjet me Spanjën dhe Italinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In