• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet shkolla “Asim Vokshi”, Veliaj: Kur bëhemi bashkë, bëjmë gjëra të bukura, si kjo shkollë moderne

by Java News
01/02/2024 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përurohet shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë, e cila do të mirëpresë 750 nxënës në mjediset e reja. Gjimnazi ofron kapacitete të zgjeruara dhe hapësira moderne për nxënësit dhe është rindërtuar me mbështetjen e programit EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm sot në ceremoninë e përurimit, së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato përfaqësuesin e UNDP, Francisco Roquette dhe ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u shpreh shumë i kënaqur me xhevahirin e ri që i shtohet buqetës së 40 shkollave të reja në kryeqytet.

“Ndihem i bekuar sot sepse kemi prodhuar një histori suksesi. Kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar një sërë shkollash te ‘Don Bosko’ si, ‘Jeronim De Rada’, ‘Hasan Vogli’, ‘Qazim Turdiu’, ‘Vaçe Zela’, ‘Kristo Frashëri’, por ajo që kam kuptuar është se sa herë që mbaron një shkollë e re, aty rifillon edhe një komunitet i ri. Shumë prej këtyre shkollave kanë qenë një rifillim për gjithë jetën komunitare, pasi janë hapësira jo vetëm për nxënësit, por edhe për komunitetin që e përdorin palestrën pas mësimit, për një shoqatë që mëson fëmijët me sportin”, u shpreh Veliaj.

Më tej, ai shtoi se Tirana e sotme është shumë ndryshe nga Tirana e 2015-ës. Sot, nënvizoi Veliaj, ka një transformim të jashtëzakonshëm të realitetit, pasi 25% e Tiranës prodhon turizëm dhe 25% teknologji informacioni. Kryebashkiaku risolli në vëmendje edhe ndërtimin e kampusit permanent të Kolegjit të Europës.

“Përtej kampusit të përkohshëm duam të kemi edhe një kampus të përhershëm për Kolegjin e Europës. Do të ndërtohet te ish parkingu i autobusëve, që shërbente si terminal provizor, pranë Qytetit Studenti. Shumë shpejt nisim punën aty. Është një kompliment për Tiranën, për Shqipërinë, për të gjithë ambicien tonë europiane, çka tregon se me miq të mirë asnjë vend nuk është i pashpresë. Nëse një vend e ndan mendjen, nëse një vend mobilizohet, nëse një qeveri, një bashki, një skuadër, sistemi jonë arsimor, e ndan mendjen që do të ecim para, ja ku jemi sot. E filluam të fundit procesin e integrimit, sot jemi numër një. Kishim Samitin e B40-ës këtë javë, pritëm të gjithë kryetarët e bashkive të rëndësishme të rajonit. Ne mund ta bëjmë këtë vend të duket si mesjetë, siç ka ndodhur në historitë tona të vështira të 97-98-ës, ose mund ta bëjmë këtë vend të jetë hapsira më europiane e Ballkanit”, tha Veliaj.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu falenderoi kryebashkiakun Veliaj për gjithë transformimin e bërë në sistemin arsimor në Tiranë. “Falenderoj nga zemra Lali Erin. E para sepse Tirana i ka rinovuar dhe modernizuar të gjithë rrjetin e shkollave dhe pa këtë modernizim që ka ndodhur ne nuk do të arrijmë dot kurrë të modernizojmë edhe bërthamën kurrikulare të sistemit arsimor në të gjitha nivelet e studimit. Atë që në fakt jemi duke bërë nëpërmjet programit që, së bashku me kryeministrin Rama edhe me prezencë dhe mbështetjen e BE edhe të një sërë partnerësh të tjerë, ne duam që të startojmë duke hapur kështu një kapitull të ri të zhvillimit të sistemit arsimor”, tha Manastirliu.

Edhe përfaqësuesi i UNDP, Francisco Roquette shprehu falënderimet e tij për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe ministren e Arsimit për bashkëpunimin e tyre gjatë gjithë këtij udhëtimi. “Jam veçanërisht i nderuar që jam sot këtu, për të shënjuar një themel të rëndësishëm në inaugurimin e kësaj shkolle fantastike. Qëndron si një provë e vërtetë e fuqisë transformuese të programit të Bashkimit Europian për shkollat. Programi “EU4Schoools” thekson vlerën e rëndësishme të arsimit cilësor. Siç demonstrohet nga 750 nxënësit dhe 62 mësuesit, të cilët tani mund të mësojnë dhe të japin mësim, të nxënë dhe të mësojnë në një ambient më të mirë. Shkolla e re ofron ngrohje qendrore me efiçencë energjie, të cilën besoj ju do ta vlerësoni nga dita në ditë, akses për nxënësit me aftësi të kufizuara, palestër e brendshme, laborator kimie, mbështetje psikologjike dhe dhoma të psikologut”, tha ai.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato vlerësoi punën e bërë në Tiranë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, që nga shkollat, kopshtet, çerdhet e deri te korsitë e biçikletave.

“Ky është një nga ato projekte për të cilat jam më shumë krenar. Kishte të bënte me solidaritetin, si një nga vlerat kryesore të BE. Këtu nuk ishte ideja vetëm për të ndërtuar shkolla, por për të krijuar një sistem arsimi modern. Ne duhet të kemi njerëz që mund të arrijnë në krye të Shqipërisë e ta bëjnë këtë një vend modern, efikas, pa korrupsion, ku njerëzit kanë të ardhmen e tyre të ndritur, ndaj ne kemi investuar kaq shumë. Duhen promovuar po ashtu edhe stimuj në mënyrë që punëdhënësit të marrin në punë rininë, ndaj këtë skemë kaq të rëndësishme të BE e kemi sjellë edhe në Shqipëri. Ne duhet t’ju japim mundësi që ju të nxirrni në pah potencialin tuaj”, u shpreh Ambasadori i BE.

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 2 Shkurt 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

April 2, 2026
Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In