• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet salla e re e Teatrit tek “Artet”, Rama: Monument kulture i shpresës dhe ëndrrave

by A R
21/10/2023 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Universitetin e Arteve çeli dyert mbrëmjen e djeshme salla e re e Teatrit për studentët, artistët dhe dashamirësit e artit, pas zbatimit të suksesshëm të projektit për rikonstruksionin e saj.

Ky rikonstruksion u bë i mundur falë bashkëpunimit të frytshëm dhe ekspertizës me specialistë nga Universiteti i Firences, përfaqësues të Kooperacionit Italian, TAP, Universitetit të Arteve dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe ish-student e më pas ish-pedagog i Akademisë së Arteve mori pjesë në ceremoninë e dedikuar, teksa u shpreh se është përmbushur më së miri amaneti i historisë së kësaj salle, monument kulture, prej nga, shumë talente shqiptare u ngjitën në majat e artit botëror.

“Më vjen shumë mirë që ne sot e kemi përmbyllur një amanet do thosha dhe për hir të së vërtetës kjo punë jo shumë e lehtë që është bërë këtu, sepse nuk është një sallë e re, nuk është as një sallë e vjetër e zakonshme, që është rikonstruktuar, por është një monument kulture për të cilin është dashur të bëhet një qëmtim shumë i imët në arkiva dhe pastaj është dashur të bëhet një punë shumë e kujdesshme për ta rikthyer në të gjithë përmasën e vet, ashtu si duhet”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “është në një kuptim të drejtpërdrejtë amaneti i historisë së kësaj salle, por i parë pak më ndryshe. Jo si një histori që ka përfunduar, por si një histori që vazhdon dhe jo si një histori emrash, por si historia e një hapësire që ka qenë qysh në krye të herës hapësira e pasionit, hapësira e ëndrrave, hapësira e dëshirave të patregueshme për nga forca e tyre, hapësira e takimeve mes atyre që e zotëronin skenën dhe atyre që ëndërronin ta zotëronin skenën dhe hapësira e një vendi që brenda këtyre përmasave shumë modeste, i jepte në mënyrë të vazhdueshme përmes tingujve, përmes fjalëve, përmes kërcimit, përmes pjesëve të vëna në skenë apo vetë atyre që ngjiteshin në skenë jo për të luajtur teatër, por për të folur me të tjerët mesazhin e të ardhmes, mesazhin e shpresës tek e reja, mesazhin e forcës për të tejkaluar muret dhe për të tejkaluar edhe shumë e shumë pengesa për të cilat unë nuk do të flas sot. Nuk do të flas sot për të shkuarën”.

Dua vetëm të them, vijoi Rama, që sot kjo sallë i vihet në dispozicion atyre që kanë misionin t’u përcjellin të tjerëve eksperiencën e tyre dhe atyre që vijnë, me misionin që të krijojnë eksperiencën e re dhe të gjithë së bashku të vazhdojnë të mbajnë gjallë dhe të fuqizojnë pasionin e këtij vendi, pasionin krijues, pasionin interpretues, pasionin komunikues.

“Kjo sallë sot plotëson edhe një nevojë të shumë e shumë viteve, për të qenë edhe vetë, po aq rrezatuese dhe po aq mbresëlënëse sa të gjitha ato talente që nga kjo sallë u ngjitën në majat e botës, që e nisën nga kjo sallë për të mahnitur miliona spektatorë nëpër botë. Prandaj me një shprehje mirënjohjeje për gjithçka unë personalisht mora nga energjia e kësaj salle që pastaj shpërndahet përmes atyre që hyjnë tek shumë të tjerë që i takojnë ata që dalin dhe me kënaqësinë që mu dha mundësia që t’i kthej këtij vendi, që është një vend i shpresës dhe i ëndrrave, shumë pak, por sidoqoftë diçka nga aq shumë sa ai vend më dha”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “ju uroj me gjithë zemër gjithë të mirat të gjithë atyre që sot janë këtu dhe të gjithë atyre që njësoj si këta janë në këtë oaz të shpresës dhe të pasionit, në mënyrë që çdo ditë e më shumë, çdo vit e më shumë, çdo dekadë e më shumë në të gjitha kohërat e reja, Shqipëria të vazhdojë të jetë gjithnjë krenare sa herë që të bëhet fjalë për njerëz që janë ngjitur në këtë skenë apo që kanë pasur lidhje me këtë sallë apo me këtë vend të shenjtë  të shpresës dhe të pasionit”.

Salla e re në Universitetin e Arteve, jo vetëm t’i përgjigjet standardeve ndërkombëtare dhe kërkesave të artistëve, por nga ana tjetër, të ruhet i paprekur projekti fillestar i saj, një stoli e arkitekturës e viteve ’30-’40”, kur ajo është ndërtuar.

Godina e Akademisë së Arteve, sot Universiteti i Arteve është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit “Arkitekturë”.

/a.r

Next Post
Veliaj me ish-ambasadoren Kim: I lumtur që u takova me avokaten e palodhur të Shqipërisë

Veliaj me ish-ambasadoren Kim: I lumtur që u takova me avokaten e palodhur të Shqipërisë

Comments 1

  1. Lui says:
    2 years ago

    Monument vertete eshte. Por thjeshte godina. Sepse te shikosh stafin pedagogjik eshte degraduar dhe eshte bere vertete per te ardhur keq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe trupat nga Shqipëria e Kosova

“Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe trupat nga Shqipëria e Kosova

February 21, 2026
Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, procedurat që duhen ndjekur

Shpresë për 90 mijë pensionistë që mbetën pa bonus në janar, Ministria e Ekonomisë: Skema do rishikohet

February 21, 2026
Ajo që nuk pamë në protestë!

Ajo që nuk pamë në protestë!

February 21, 2026
Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

Rruga drejt juglindjes e ‘paralizuar’, radhë kilometrike trafiku

February 21, 2026
Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Sali molotovi, kapuçonët e zinj dhe ajo që bën kafsha kur i vjen ngordhja!

February 21, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

A u vetëvra me armë 27-vjeçari në Tiranë? Policia: Ngjarja ndodhi në shtëpinë e shokut, u shpall në kërkim

February 21, 2026
Ekipi kinez i kërkimit zhvillon një sistem diagnostikues të mundësuar nga inteligjenca artificiale për sëmundjet e rralla

Ekipi kinez i kërkimit zhvillon një sistem diagnostikues të mundësuar nga inteligjenca artificiale për sëmundjet e rralla

February 21, 2026
U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

February 21, 2026
Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In