• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet rruga e re në Krrabë, Veliaj: Ulim tarifën e autobusit

by A R
03/05/2017 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj inauguroi segmentin Mushqeta-Krrabë, i cili u shërben mbi 3 mijë banorëve, duke shënuar një tjetër premtim të mbajtur gjatë fushatës. Rruga  e re që lidh autostradën me Krrabën, me gjatësi 4 kilometra, do të lehtësojë komunikimin e banorëve të kësaj zone me kryeqytetin dhe me qytetin e Elbasanit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se  falë bashkëpunimit me qeverinë qendrore dhe pushtetit vendor,tashmë rruga e re e cila nuk kishte njohur asnjë investim për 60 vite është tashmë një realitet.  “Unë besoj se rruga nuk afron vetëm Krrabën me Tiranën, rruga afron edhe Tiranën me Krrabën. Do të thotë që është një mundësi jo vetëm që qytetarët e Tiranës të shkojnë në qytet, por është një mundësi që qytetarët e Tiranës qytet të dalin.  Falë bashkëpunimit me qeverinë qendrore që po përfundon autostradën që u la rrugëve nga ata që ishin në çadër dhe që janë prapë në çadër , në bashkëpunim me qeverinë lokale që bëri segmentin e rrugës, ato 4 km që më përpara dukeshin si një rrugë që s’do të mbaronte kurrë dhe që kishte 60 vjet pa u vënë dorë, sot është një realitet”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se falë reformës administrative, tashmë është e mundur që investimet të shkojnë dhe në ish-komuna të cilat do e kishin të pamundur që të investonin për të përmirësuar jetën e banorëve. “Arsyeja pse u bë Tirana e madhe është pikërisht kjo që dhe në vende që janë me pak banorë, ku ka pak fuqi ekonomike, bashkia e madhe duke i përfshirë mund të bëjë investime në Krrabë, në Dajt në Zallbastar të cilat komunat e vogla nuk i bënin dot, dhe besoj se kjo është  provë se pse kjo është e suksesshme, pikërisht për të përballuar shpenzime që veç e veç asnjë komunë si bënte dot”, tha ai.

Kreu i Bashkisë bëri të ditur se një grup i posaçëm pune është ngritur për të diskutuar uljen e tarifave të transportit të autobusëve për zonën e Baldushkut dhe të Krrabës.

Duke vlerësuar investimet dhe projektet e nisura, Veliaj kërkoi mbështetjen edhe për një mandat të dytë në mënyrë që bashkëpunimi i suksesshëm mes pushtetit lokal dhe atij qendror të vijojë.

Për rikonstruksionin e rrugës “Mushqeta-Krrabë” me gjatësi 4 kilometra, përveç punimeve në rrugë, janë kryer punime edhe për kanalizimin e ujërave të shiut, mure mbajtëse anësore, vendosja e sinjalistikës si dhe ndërtimi i urës me gjatësi 10 metra. Rruga do t’i shërbejë pjesës më të madhe të banorëve të Njësisë Administrative Krrabë, qoftë në lëvizjen më të mirë dhe të shpejtë të njerëzve, por edhe të produkteve bujqësore dhe blegtorale drejt Tiranës. /b.d

Next Post
Basha 50 minuta takim me Nishanin pas largimit të Ramës

Basha 50 minuta takim me Nishanin pas largimit të Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In