• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet në lulishten para Presidencës “Çufoja dhe Bubi Kaçurrel”

by Java News
22/06/2018 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulishtes përballë Presidencës i janë shtuar dy “banorë” të rinj, aq të dashur për fëmijët, Çufoja dhe Bubi Kaçurrel, të cilët këtë vit kanë mbushur 40 vjeç. Dy personazhet, që kanë shoqëruar fëmijërinë e shumë shqiptarëve, janë përjetësuar tashmë jo vetëm në kujtesën tonë me batuat e tyre, por edhe përmes instalacionit të ideuar dhe konceptuar nga artisti Eljan Tanini.

Vepra artistike “Çufoja dhe Bubi Kaçurrel” vjen si një promemorie në 40 vjetorin e botimit të romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit të dashur për fëmijë, Gaqo Bushaka, dhe imiton letrat origami të zmadhuara, si një mënyrë për të ngacmuar memorien e të rriturve, por edhe për të nxitur fëmijët të frekuentojnë këndin e lojërave aty pranë. Instalacioni u përurua nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, ideatori Eljan Tanini dhe krijuesi i dy personazheve, shkrimtari Gaqo Bushaka.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi falenderoi Taninin për veprën e artit modern që i ka dhuruar Tiranës, si dhe autorin e romanit “Çufoja dhe Bubi Kaçurrel”, Gaqo Bushaka, për të gjitha emocionet që ka dhuruar me librat dhe humorin e tij në fëmijërinë e çdo shqiptari. “Interesi publik për vendosjen e kësaj vepre në park, mbetet i lartë. Sa estetik, fëminor, artistik, simbolik, por edhe historik. Është e hera e parë në historinë e vendosjes së veprave të parkut në Shqipëri, ku krijohet kjo vepër arti kushtuar përrallës shqiptare që ka frymëzuar breza të tërë fëmijësh dhe të rriturish”, tha Seferi.

Artisti Eljan Tanini theksoi se “Çufoja dhe Bubi Kaçurrel”, kanë ndikuar dhe vazhdojnë të prekin ende jetët e mijëra shqiptarëve të vegjël dhe të mëdhenj me batutat e tyre, ndaj kjo vepër arti që i kushtohet të vegjëlve vjen edhe si një mirënjohje për autorin që ka krijuar dy personazhe origjinalë shqiptarë.

 “Duke falenderuar përzemërsisht Gaqo Bushakën për humorin e tij fin që nuk fyen askënd, i shkruar në kohën kur Shqipëria jetonte vite të vështira, uroj shumë që këta dy personazhe të vendosur në park, të jenë një ogur i mirë për t’u kthyer më shumë te libri, te politikat mbi librin, te autorët e ndryshëm, por edhe te këta personazhe që unë mendoj se duhen lexuar patjetër nga çdo shqiptar. Çufoja është simboli i shpirtit të lirë dhe aventurierit që e jeton jetën si t’i vijë e që gjithmonë gjen një zgjidhje për problemet që has”, tha Tanini.

Çufoja dhe Bubi Kaçurrel është shkruar për herë të parë në vitin 1978, prandaj ky inaugurim sillet në 40 vjetorin e krijimit të tyre. Të vendosur në lulishten karshi  Presidencës së Republikës, pranë Qemal Stafës, Ismail Qemalit, dhe kompleksit të Checkpoint të diktaturës, vepra artistike “Çufoja dhe Bubi Kaçurrel” i kushtohet fëmijëve, që u rritën me përrallat dhe letërsinë e gjuhës shqipe. Instilacioni është dhuratë për fëmijët e qytetit të Tiranës nga artisti Elian Tanini.

a.ç

Next Post
PD ende e pakënaqur: Do përdorim çdo mjet kundër tarifës së re në Rrugën e Kombit

ZYRTARE/ Tarifa në Rrugën e Kombit, ja sa do paguajnë të gjitha kategoritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In