• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohen mjediset e rikonstruktuara të Shkollës së Baletit, Veliaj: Mbajtëm premtimin

by A R
13/09/2017 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përurohen mjediset e rikosntruktuara të Shkollës së Baletit. 230 artistët e rinj, nxënës të Shkollës së Baletit e kanë nisur vitin e ri shkollor në një godinë moderne dhe mjedise të rikonstruktuara. Në ceremoninë e përurimit të mjediseve të reja mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe pedagogë e nxënës që kanë frekuentuar shkollën ndër vite, të cilët me punën e tyre kanë ngritur lart emrin e shkollës shqiptare të baletit.

Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi transformimin që ka pësuar shkolla, e cila para rikonstruksionit, ishte në gjendje të mjeruar, duke bërë që nxënësit e saj ta zhvillonin mësimin në ambientet e shkollave të tjera të kryeqytetit. “Ajo që më ka pëlqyer te Shkolla e Baletit është se pavarësisht si ka qenë infrastruktura, pavarësisht se si kanë qenë kushtet në ditët e para që kemi ardhur, besoj se ka pasur plot elementë të tjerë, kaq shumë dashuri për ta bërë këtë punë. Disa herë që jemi takuar me gjithë kolektivin kam kuptuar se ajo është kimia e vërtetë që e bën diferencën. Sigurisht, duhet edhe infrastruktura. Mbaj mend ditën e parë që kemi qenë këtu kur po shikonim pak se çfarë ndërhyrjesh mund të bënim, binte një shi dhe një furtunë e tmerrshme. Jo për metaforë, por realisht çfarë binte jashtë, hynte brenda”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se ky është një tjetër premtim i mbajtur ku brenda dy viteve ka përfunduar rikonstruksioni i Shkollës së Liceut Artistik dhe i Shkollës së Baletit, që janë fidanishte për artistët e rinj. “Kjo ka qenë një javë fantastike për Tiranën në fakt. Kemi hapur disa shkolla të reja. Unë besoj se shkollat ku kemi gjasat më të mëdha që të kemi produkt të mirëfilltë ‘Made in Albania’ janë dy: Shkolla e Liceut dhe Shkolla e Baletit. Ndaj edhe më vjen mirë që në të dyja këto shkolla që janë shkolla kombëtare kemi më në fund një arritje të jashtëzakonshme. Pra në gjysmën e parë të mandatit, në dy vitet e para zgjidhen dy shkolla kombëtare që mirëpresin të rinj nga e gjithë Shqipëria”, u shpreh ai.

Kreu i Bashkisë u shpreh se në ambientin përreth shkollës nuk do të lejohet tregtia, ndërsa ftoi të gjithë shitësit që të shfrytëzojnë hapësirat e ngritura nga Bashkia e Tiranës për këtë qëllim. “50 metra nga këtu është tregu ku mund të shiten rroba, mund të shitet sallatë, por për sa kohë që bashkia e ka një hapësirë ku kjo mund të bëhet me dinjitet, jo në rrugë, jo në shkollë, jo te vendi ku vijnë ata ku nesër do u themi, ‘O sa mirë me qenë shqiptar’. Për sa kohë që është ky opsion, atëherë le të përdorim atë vend për të shitur dhe këtë vend për të mësuar, për të praktikuar, për të bërë gjëra të bukura, për të bërë art”, tha ai, duke shtuar se koha ka treguar se gjërat e bukura kërkojnë edhe vendime të vështira.

“Vendimet e vështira ndonjëherë prodhojnë histeri, por për sa kohë që ky qytet, pavarësisht se është i mbingarkuar me 1 milionë njerëz, por edhe me 1 milion probleme, secili ka hapësirën e vet ku mund të jetojë jetën me dinjitet, pa prishur, pa cenuar dinjitetin e dikujt tjetër, që gjithashtu do të realizojë aspiratën e jetës së tij”, tha Veliaj, ndërsa kërkoi nga përfaqësuesit e komunitetit dhe anëtarët e këshillit bashkiak që të tregohen të kujdesshëm për mbrojtjen e hapësirave publike që i shërbejnë të gjithëve.

Veliaj u bëri thirrje pedagogëve dhe të artistëve të cilët tashmë kanë dalë në pension, që të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë sërish për brezin e ri. “Nëse jeni artist në pension mund të vini të kaloni një orë, një master-klasë, qoftë një ndihmë e vogël që mund të jepni. E pashë që disa kishin printuar postera, që kishin emërtuar të gjitha sallat e kërcimit, dikush tjetër kishte dhuruar kostumet, dikush tjetër ndoshta ka kontribuar. Unë jam i bindur se secili në një mënyrë apo në një tjetër, nëse jeni prind, nëse jeni diplomuar këtu, nëse jeni artist në pension, nëse keni diçka në dorë në lagje dhe në komunitet, ju lutem trajtoheni si të ishte prona juaj”, tha ai.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbajtjen e këtij premtimi, duke bërë realitet ëndrrën e artistëve të rinj për të studiuar në një shkollë me kushte moderne. “Ti në arsimin profesional, Lindita si ministre e Arsimit dhe unë si ministre e Kulturës nuk kishim asnjë dyshim për investimin që duhet të bënim në Liceun Artistik dhe në Shkollën e Baletit. Pastaj gjërat erdhën siç erdhën dhe ti nga dakordësia, kalove te zbatimi dhe kemi qenë po të tre tek Amfiteatri i Akademisë së Arteve kur premtuam që mezi prisnim që këto projekte të bëheshin realitet. Unë nuk di që të kesh thënë ndonjë gjë dhe të mos e kesh bërë akoma. Megjithëse ke edhe dy vjet kohë, deri tani i ke bërë të gjitha. Liceu Artistik edhe Shkolla e baletit ishin dashuritë e mia të cilën në fakt jam shumë e lumtur që i shoh këtu të prekshme”, theksoi Kumbaro.

Në fund të koncertit festiv, kryetari i Bashkisë Veliaj shpërndau medalje mirënjohje për disa nga emrat më të njohur të kësaj shkolle që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar. Në Shkollën e Baletit është bërë rikonstruksioni i fasadës, hidroizolimi i tarracës, rikonstruksioni total i nyjeve sanitare, rrjetit hidraulik dhe i dhomave të zhveshjeve. Gjithashtu, është shtruar parketi i ri i përshtatshëm për sallat e kërcimit, si dhe është instaluar sistemi i ngrohjes dhe i ftohjes./a.m.

Next Post
Deputetja me të zeza në Kuvend, historia e saj do t’ju këpusë shpirtin

Deputetja me të zeza në Kuvend, historia e saj do t'ju këpusë shpirtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

March 21, 2026
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

March 21, 2026
Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

March 21, 2026
Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

March 21, 2026
Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

March 21, 2026
Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

March 21, 2026
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In