• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohen Ambientet e Reja në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës

by Java News
24/07/2018 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkurtohet koha e kalimit të njerëzve dhe mallrave nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas. Kjo, sepse pika e kalimit kufitar të Morinës është tashmë tërësisht e rinovuar, duke shtuar numrin e posteve të punës dhe rregullimin e hapësirave.

Në një ceremoni të zhvilluar sot në Morinë të Kukësit, janë përuruar ambientet e reja të kësaj pike të kalimit kufitar, në mbyllje të një projekti të menaxhuar nga BE që shkon afërsisht 1 milion euro dhe bashkëfinancim i qeverisë shqiptare me 450.000 Euro. Të pranishëm në këtë përurim ishin Zëvendës Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi, Zëvendës Kryeministri i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj, Shefja e Delegacionit të BE-së në Tiranë Romana Vlahutin, Shefja e Delegacionit të BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, dhe zyrtarë të lartë të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, zyrtarë të policive dhe doganave etj.

Në fjalën e saj gjatë ceremonisë së inaugurimit, Zëvendës Kryeministrja Mesi u shpreh se ky investim ofron një infrastrukturë moderne, e cila siguron kontrolle kufitare efektive dhe efiçiente në përputhje me të gjitha e kërkesat e BE-së dhe specifikisht sipas standardeve të zonës “Schengen”.

Znj. Mesi ndër të tjera u shpreh: “Rekomandimi që mori Kosova për liberalizimin e vizave dhe rrugëtimi evropian i Shqipërisë, shtojnë angazhimet e qeverive përkatëse për sigurimin, kontrollin e integruar dhe menaxhimin cilësor të kufijve. Menaxhimi i mirë i kufijve, është jo vetëm garanci për shtetet tona, rajonin & BE-në, por gjithashtu ka rëndësi të veçantë dhe është një bonus në përpjekjet e vendeve tona për të hyrë nesër në familjen e madhe evropiane”.

Tashmë në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, janë modernizuar pajisjet dhe ambientet në funksion të lehtësimit të kalimit të shtetasve në të dyja anët e kufirit, ndërkohë që janë plotësuar ambientet e punës për autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e kufirit, migracionit, doganat, kontrollet veterinare dhe fitosanitare. Këto ndryshime do të lehtësojnë së tepërmi edhe transportin e mallrave në këtë pikë kalimi të kufirit, pasi mjetet do të procesohen në një pikë të vetme të përbashkët.

Në këto objekte do të akomodohet specifikisht administrata e Doganës Shqiptare dhe asaj të Kosovës, si dhe Policia Shqiptare dhe ajo e Kosovës. Këtij projekti i është shtuar edhe financimi i Qeverisë shqiptare, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për ndërtimin e Terminalit të autobusëve, Godina e inspektimit (kontrolli i vijës së dytë), Godina e Inceneratorit (për mallrat e ndaluara nga AKU) dhe punime të jashtme duke kompletuar kështu projektin e plotë të Pikës së Kalimit Kufitar.

Projekti i BE për rikonstruksionin e Pikës së Kalimit Kufitar Morinë kishte si synim vendosjen e pajisjeve të reja, shtimin e posteve të punës dhe rregullimin e hapësirave për mjetet e rënda në linjë me procedurat e lëvizjes së zonës Schengen dhe për të lehtësuar hyrjet dhe daljet për import dhe eksport . Një nyjë e rëndësishme në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, pika e re e kalimit kufitar do të krijojë lehtësira dhe shkurtim kohe për qarkullimin e turistëve dhe përpunimin e mjeteve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas. /ma.me

Next Post
FRONTEX: Përgjysmohet numri i emigrantëve që kalojnë përmes Shqipërisë, presioni mbetet

FRONTEX: Përgjysmohet numri i emigrantëve që kalojnë përmes Shqipërisë, presioni mbetet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In