• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurimi i Piramidës së Tiranës, Veliaj: Nga sot do i shërbejë gjeneratës së re dhe punëve të së ardhmes

by Java News
16/10/2023 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Piramida e Tiranës ka çelur zyrtarisht dyert mbrëmjen e sotme, përmes një ceremonie të posaçme, edhe me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit si dhe udhëheqësve të Bashkimit Europian, në përmbyllje të Samitit të parë të Procesit të Berlinit që u zhvillua jashtë një vendi të BE, në Tiranë. Piramida, e cila ishte edhe vendi mikpritës i këtij Samiti gjatë ditës së sotme, do të shërbejë si qendra më e madhe teknologjike e Ballkanit, ku po ashtu, po gjatë ditës së sotme, u inaugurua edhe selia e Kolegjit te Europës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inauguroi përpara liderëve të Bashkimit Europian ambientet e reja, u shpreh se sot Piramida nis një jetë të re, pasi do i shërbejë gjeneratës së re dhe punëve të së ardhmes.

“Për ata që ende nuk e njohin historinë, Piramida nisi si një mauzoleum për Enver Hoxhën. Ai vdiq në 1985-ën, kohë kur ne nuk kishim shumë elektricitet e frigoriferë, kështu që nuk ishte kaq e volitshme që të kishim një mumje në Piramidën e Tiranës, ndaj e ndryshuan idenë, nga mauzoleum në një muze. Unë dëgjova sot Edin, i cili shpjegoi pak konceptin e Piramidës, që ka qenë selia e NATO-s gjatë një konflikti me ish-Jugosllavinë.

Ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se Edi dhe unë po bënim një debat kur BE bëri një kërkesë për të vendosur zyrat këtu. Duke qenë se u deshën gjashtë vjet që të merrej vendimi, kryeministri vendosi që t’ua japë fëmijëve. Pas shumë jetëve të jetuara, sot Piramida nis me një jetë të re, do të jetë qendra më e madhe për mësimin e trajnimin digjital për punët e të ardhmes. Ky qytet 8 vite më parë ishte 25% prodhim tekstilesh dhe këpucësh. Ndërkohë që, tashmë është 25% TIK dhe 25% turizëm. Kjo tregon që gjërat mund të ndryshojnë,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha gjithashtu se pjesë e Piramidës do të jetë edhe Kolegji i Evropës, ku studentë nga e gjithë Evropa dhe rajoni, përveç Bruges dhe Natolin, tashmë mund të studiojnë në Tiranë, përkrah studentëve shqiptarë në një nga institucionet akademike më prestigjioze për zhvillimin dhe zhvillimin promovimin e Projektit Europian./m.j

Next Post
Tenderi korruptiv në Ministrinë e Shëndetësisë, Apeli lë në burg inxhinierin “sekser”

Emrat/ SPAK vendos dy kryebashkiakë të tjerë nën hetim: Shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In