• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Personi ishte me mjekër e i veshur me të zeza”/ Denoncimi i studentes: Dëgjova hapa, i panjohuri vuri veshin te dera e po më përgjonte. Të dashurit i …!

by Java News
03/10/2021 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studente po kthehej në shtëpinë ku jeton me qira në katin e parë. Ajo u nda në rrugë me të dashurin dhe mbasi u përqafua me të vazhdoi rrugën për në banesë. ​Por mbas shpine dëgjoi hapa të dikujt që e ndiqte. Ktheu kokën dhe nuk pa asgjë dhe nuk dalloi askënd të dyshimtë. Vajza më pas u rikthye në polici ku kishte qenë dhe një vit më parë dhe tha se iu përsërit e njëjta ngjarje si atëherë. Një i panjohur po e ndiqte dhe ajo arrinte ta shquante përmes parandjenjës. Sipas një burimi të gazetës Si pranë policisë, ishin shërbimet e policisë që i rekomanduan të denonconte dyshime që kishte mbasi ajo njoftoi në numrin pa pagesë. Bëhet me dije se e reja me inicialet F. S i tha të dashurit mos ta përcillte deri poshtë banesës për shkak të rrugës së pashtruar.

“Shkova e vetme në banesë, i thashë të dashurit mos të më përcillte deri tek banesa, mbasi rruga është me gropa dhe kisha merak mos i dëmtohej makina. Po shkoja në këmbë dhe ndeza dritën e celularit dhe eca nëpër lagje. Në momentin që po kaloja gropat dhe rruga është pa ndriçim ndjeva pas meje një person që po më ndiqte”.

Studentja thekson pranë policisë sipas burimeve se ktheu kokën por nuk shqoi asgjë.

“Në këtë kohë nxitova hapat për të hyrë në shtëpi dhe ndjeja që dikush ishte mbas meje. Sapo hapa derën, vendosa çantën tek dhoma ime dhe sapo hyra në tualet dëgjova zhurma hapash jashtë. Po i dëgjoja këto zhurma në ballkon”.

Sipas F. S, dhe sipas asaj që policia tregon për gazetën Si e frikësuar vajza telefonoi të parin të vëllain.

“Ndërkohë vërejta nga dritarja se një person kishte afruar veshin pranë portës kryesore dhe po dëgjonte. Personi ishte me mjekër dhe i veshur me të zeza. Shtanga në mes të dhomës”, tregon e reja. E trembur studentja tregon se si ajo i kërkoi të vëllait të shkonte sa më shpejt në banesë, mbasi dikush po lëvizte dorezën e derës dhe po përpiqej ta hapte.

“Ndërkohë personi nisi ta gjuajë shtëpinë me gurë dhe më pas për rreth 20 minuta mbërriti vëllai me një motor, por vëllai nuk pa askënd as afër shtëpisë dhe as në lagje”.

Bëhet me dije për gazetën Si se mbasi ka mbyllur telefonin me të vëllain e reja ka telefonuar policinë që mbasi ka shkuar në objekt nuk ka gjetur gjurmët e askujt.

Policia thotë se e njëjta situatë është denoncuar edhe më herët nga e reja që madje ka shtuar se personi në fjalë e ka ofenduar dhe sharë. E pyetur gjatë kësaj kohe se kush mund të ishte ky person, vajza ka treguar se ai mund të ishte fqinji. Edhe në rastin e dytë policia ka thërritur të dyshuarin që ka këmbëngulur se ishte në gjumë dhe se policia e zgjoi pa të drejtë.

I riu A. D thotë “sqaroj se rreth orës 01 kur mbërriti policia isha në gjumë dhe policia kërkoi shpjegime, por kam qenë në gjumë mbasi rashë herët në krevat”.

Next Post
Nikolla uron Presidentin e Bundestagut me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë: Rënia e Murit të Berlinit, lajmëroi erën e ndryshimeve

Nikolla uron Presidentin e Bundestagut me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë: Rënia e Murit të Berlinit, lajmëroi erën e ndryshimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

March 4, 2026
Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In