• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përshpejtimi i rritjes ekonomike dhe punësimit, rezultat i politikave ekonomike?

by Eduard Zaloshnja
22/04/2016 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në daljet e fundit publike, Ministri i Financës, Arben Ahmetaj, ka pretenduar se politikat ekonomike të qeverisë kanë dhënë rezultat. Për të mbështetur këtë pretendim, ai ka cituar faktin se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) u ngjit tek niveli 2.6% në 2015-ën, nga 2.1% që ishte në 2014-ën (në vitin e parë të plotë të qeverisjes socialiste). Gjithashtu, Ahmetaj ka cituar faktin se janë shtuar 173 mijë vende pune qysh kur socialistët rierdhën në pushtet, duke iu afruar kështu premtimit për 300 mijë vende pune të reja.

Por le t’i analizojmë këto fakte, duke përdorur shifrat zyrtare të INSTAT-it.

Në shpiegimin për metodologjinë e llogaritjes së PBB-së, INSTAT-i sqaron se kontributi i prodhimit të energjisë elektrike në PBB llogaritet në mënyrë të drejtpërdrejtë arthmetikore (jo në mënyrë statistikore). Me fjalë të thjeshta, sasia e megavatëve shumzohet me çmimin mesatar të tregut, dhe rezultati i shtohet në mënyrë arthmetikore pjesës tjetër të PBB-së (që vlerësohet përmes modeleve të ndërlikuara statistikore).

Duke patur parasysh këtë sqarim metodologjik, mund të shihet nga Bilanci i Energjisë Elektrike (që ka publikuar INSTAT-i) se prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet PUBLIKE në 2015-ën ishte 1050 GWh më i madh se një vit më parë. Kjo sasi energjie shtesë nga hidrocentralet PUBLIKE (të cilën e patëm dhuratë nga rreshjet më të shumta që na dërgoi Natyra në 2015-ën) përkthehet në vlerë në rreth 50 milionë euro, ose 0.5% të PBB-së së 2015-ës.

Me pak fjalë, në qoftë se rreshjet e 2015-ës do të kishin qenë në nivelin e 2014-ës, rritja ekonomike do të kishte qenë vetëm 2.1% e jo 2.6%. Pra, do të kishim patur një rritje të barabartë me të 2014-ës. Rritja prej 3.4% që pritet në 2016-ën është tjetër histori – ajo lidhet me intesifikimin e punimeve për TAP-in dhe për ndërtimin e hidrocentraleve të Devollit…

Në fakt, treguesi kryesor që duhet të ndjekë qeveria është konsumi privat mesatar për frymë, e jo PBB-ja. Konsumi mesatar privat për frymë në 2013-ën ishte rreth 2,450 euro, në 2014-ën ishte rreth 2,520 euro, dhe në 2015-ën ishte rreth 2,520 euro. Pra në vitin e fundit, ka qenë njësoj sa një vit më parë…

Dhe tani të analizojmë shifrat e punësimit.

Sipas të dhënave të INSTAt-it, rreth 1.11 milionë shqiptarë të moshës 15 vjeç e lart ishin të punësuar në fund të vitit 2015. Rreth 40% e tyre ishin fermerë të vegjël, që mbijetojnë me një copë tokë. Ka një rënie prej 6% të numrit të të punësuarve, krahasuar me fillimin e vitit 2012, kur ishin të punësuar rreth  1.18 milionë shqiptarë të moshës 15 vjeç e lart (shihni figurën bashkëngjitur). Kjo rënie është koherente me uljen e shpejtësisë së rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë kësaj periudhe.

Por ajo që nuk është fare në koherencë me ecurinë e PBB-së, është luhatja gjigande që ka pësuar punësimi në mes të periudhës së mësipërme – 18% ishte sipas INSTAT-it rënia e punësimit nga tremujori i parë i 2012 deri në  tremujorin e parë të 2014, që pastaj u pasua me një ngritje 14% të punësimit deri në fund të 2015-ës (shihni figurën bashkëngjitur).

Të tilla luahtje dramatike mund të ndodhin në periudha dhjetëvjeçare, por jo brenda një kohë kaq të shkurtër. Ato duken se janë më shumë një produkt i problemeve statistikore në vlerësimin e punësimit, se sa luahtje që lidhen realisht me ecurinë e PBB-së.

*Analiza e punësimit është shkëputur nga artikulli im “A MACROECONOMIC PICTURE OF ALBANIA” botuar në revistën “FOLLOW BUSINESS ALBANIA”

Punesimi_2016

Next Post

Donald Lu në takim me Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In