• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përshkallëzimi i protestave në Iran/ Khamenei: Nuk zbrapsemi nga vandalët! Trump: Jemi në ndihmë të popullit

by E S
10/01/2026 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fundjava e gjen Iranin në një nga momentet më të tensionuara të ditëve të fundit. Protestat antiqeveritare pritet të përshkallëzohen, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për t’i vënë ato nën kontroll përmes paralajmërimeve të forta, ndërprerjeve të internetit dhe forcës së sigurisë në rrugë.

Që prej së premtes në mbrëmje, kryeqyteti Teheran dhe disa qytete të tjera kaluan natën e dytë radhazi në errësirë pothuajse totale, ndërsa mijëra njerëz dolën masivisht në rrugë.

Si nisën protestat dhe pse po përshkallëzohen?

Protestat shpërthyen në fund të dhjetorit 2025 si revoltë kundër krizës ekonomike dhe zhvlerësimit të fortë të monedhës vendase. Por me kalimin e ditëve, ato janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër regjimit të Ali Khamenei.

Sloganet kundër pushtetit janë bërë gjithnjë e më të drejtpërdrejta, ndërsa zemërimi popullor është ushqyer nga dhuna e forcave të sigurisë dhe mungesa e perspektivës ekonomike. Në rrjete sociale dhe në rrugë, turmat bërtasin: ‘vdekje diktatorit’ dhe ‘çohuni për të drejtat tuaja’.

Ekonomia e vendit ka qenë nën një presion të fortë prej vitesh, kryesisht si rezultat i sanksioneve amerikane dhe evropiane të vendosura për të mbajtur nën fre ambiciet bërthamore të Iranit. Në qershor të 2025-ës, një luftë 12-ditore me Izraelin i shteroi më tej burimet financiare të Iranit.

Ndërsa monedha vendase po zhvlerësohet shumë ndaj dollarit, inflacioni u rrit më tej duke përbërë shkëndijen e protestave ku u bashkuan për herë të parë tregtarë dhe studentë.

Si po reagojnë autoritetet iraniane?

Në fillimet e protestave, qeveria u tregua vullnetmirë për t’i dëgjuar protestuesit dhe kërkesat e tyre. Madje, autoritetet planifikuan që të paguanin qytetarët me 7 dollarë në muaj si ndihmë financiare. Presidenti Masoud Pezeshkian i ka njohur shqetësimet e popullatës si legjitime por ka apeluar kundër dhunës. Për të zbutur turmat, presidenti emëroi edhe një governator të ri të Bankës Qendrore.

Por duket se këto masa nuk kanë pasur efekt, duke i detyruar autoritetet të marrin hapa më të ashpra për të nënshtruar protestuesit.

Forcat e armatosura iraniane kanë paralajmëruar se do të mbrojnë “pronën publike dhe infrastrukturën strategjike të vendit”, duke sinjalizuar një prani të shtuar të sigurisë për fundjavën.

Udhëheqësi suprem, Ali Khamenei, është shfaqur sfidues në një fjalim televiziv, duke deklaruar se qeveria “nuk do të tërhiqet” dhe duke i quajtur protestuesit “vandalë që duan t’i bëjnë qejfin Donald Trumpit”.

“Republika Islamike erdhi në pushtet përmes gjakut të qindra mijëra njerëzve të nderuar dhe nuk do të zbrapset nga ata që e mohojnë këtë,” deklaroi ai.

Çfarë po ndodh në spitale?

Situata shëndetësore po bëhet gjithnjë e më alarmante. Një mjek dhe një infermier nga dy spitale të ndryshme i thanë BBC-së se repartet e urgjencës janë të mbingarkuara dhe nuk kanë kapacitete për të përballuar numrin e madh të të plagosurve.

Sipas tyre, shumica e të plagosurve kanë dëmtime nga armë zjarri, veçanërisht në kokë dhe sy – një detaj që rrit shqetësimin për përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj protestuesve.

Sa është bilanci i viktimave?

Sipas Human Rights Activist News Agency (HRANA), që nga 28 dhjetori:

Organizata Iran Human Rights, me seli në Norvegji, raporton për të paktën 51 viktima, nëntë prej tyre fëmijë ndërsa BBC Persian ka verifikuar identitetin e 26 personave të vrarë.

Si ka reaguar komuniteti ndërkombëtar?

Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po nxisin dhunën, përmes një letre drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stéphane Dujarric, deklaroi se Kombet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” nga humbja e jetëve njerëzore.

Në një deklaratë të përbashkët, Emmanuel Macron, Keir Starmer dhe Friedrich Merz i bënë thirrje Iranit të respektojë lirinë e shprehjes dhe të drejtën për protesta paqësore.

Po SHBA-të, çfarë qëndrimi mbajnë?

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA mund të ndërhyjë nëse qeveria iraniane përdor forcë ndaj protestuesve, edhe pse mbetet e paqartë se sa dhe si do t’i përmbahet paralajmërive.

Nga ana tjetër, Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, i ka cilësuar protestat “madhështore” dhe ka bërë thirrje për protesta të tjera të synuara, duke deklaruar se po përgatitet të kthehet në vend.

Next Post
Përmbytjet nga moti i keq në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë qarqet që rrezikojnë më shumë

Përmbytjet nga moti i keq në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë qarqet që rrezikojnë më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In