• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse do të votoj për Eduard Selamin?

by Java News
08/07/2017 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ferdinand Agalliu*/

 

Po i filloj këto pak rreshta me pyetjen: A mundet kush t’më vërtetojë një rast tjetër në historinë njëzeteshtatë vjecare politike të këtij vëndi, të ketë treguar durimin dhe maturinë e zotit Eduard Selami për të vënë në vënd padrejtsinë që ju bë me ndërprerjen brutale të karierës politike në fillimet e demokracisë?

Zgjedhjet e 25 Qershorit dhanë për Partinë Demokratike një rezultat të vajtueshëm. Kjo, për faktin e thjeshtë, se drejtuesi i PD, një individ i prodhuar artificialisht në labouratorin politik të zotit Berisha, i rritur prej tij si kastraveci në xhamllëk, duke dashur kurdoherë të tregoj se ishte dhe mbetej një vazhdues i denjë i traditës politike që kish sunduar në PD, mori nga muzeu politik i kësaj partie armët që kishin filluar të zënë ndryshk të zotit Berisha dhe u sul kundër socialisteve të udhëhequr nga Edi Rama me një naivitet dhe pavërtetësi që të mahniste. Humbja kish për të qënë edhe më e thellë, por fal altruizmit të Kryeministrit, ajo ruajti ato përmasa, që për socialistët ishin të mjaftueshme. Pse ndodhi e gjithë kjo?

Kancelari legjendar Bismark ka thënë: tre janë periudhat kur gënjeshtra lulëzon; në kohë lufte, pas gjahut dhe para zgjedhjeve. Por të mallengjen fakti, se kryetari i PD, zoti Basha, në këto zgjedhje as që e kishte haberin dhe duket nuk e njihte fare postulatin , se ‘gënjeshtra më e mirë është ajo që i afrohet sa më shumë të vërtetës’. Marrzirat e tij Don Kishoteske tremujore në cadër, të bëra kryekëput për t’u bërë Kryetar i PD në sytë e anëtarëve për një periudhë kaq të shkurtër kohore dhe gënjeshtrat e hatashme që ai nxirte nga goja, linin pa mënd pjesën dërrmuese të njerzve të arsyeshëm. Përpjekjet e zotit Basha në cadër ishin për t’u bërë i besueshëm nga militantët e PD, një kontigjent që vlen më tepër për një sundim të qetë brënda PD sesa për një luftë me kundërshtarët politikë në zgjedhjet e përgjithëshme. Të luftosh të bindësh militantët për një luftë kundër kundërshtarëve politikë në zgjedhje është një harxhim energjie sa i kot, aq dhe i paarsyeshëm. Ata nuk kanë nevojë për t’u bindur të jenë kundër socialistëve të Edi Ramës. Ndaj them, se të luftosh për këtë, kjo është djallëzore, tregon hapur që ti më shumë je i interesuar për sundim brënda vathës tënde sesa për t’i sjell përkrahësit në pushtet. Por të mos zgjatemi..

Nga ndeshja me socialistët Basha doli përfundimisht i dërrmuar. Pas kësaj, si rregull, ai duhej të dorëhiqej. Normalisht, ai nuk duhej të kandidonte më për drejtimin e PD. Sepse në rast të një gare brënda PD, propabiliteti që ai mund të dalë fitues është i lartë, pasi ai vetëm për këtë ka ditur dhe di të punoj. Por, problemi qëndron në faktin se do ndeshesh përsëri me Edi Ramën, dikush që të ka hedhur disa herë me nockdoën në tapet. Ka luksin PD të humbas disa herë rresht për faktin që Bashës i pëlqen kurdoherë të ketë një rol dominant në zbavitjet e tij politike? Dhe më tej, c’farë statusi special ka zoti Basha, në cilën galaktikë paska lindur ky njeri, që duhet t’i jepen në mënyrë të pambarimtë mundësi për të drejtuar? Pse, të tjerët në PD, lopa i paska lindur, që nuk u lejohet të kenë përjetësisht mundësi për t’u shfaqur? Dhe kjo sepse nuk të ndahet Basha! Por Basha është i ri, deputet në parlament u zgjodh, mundësi për të reflektuar qetësish ka jo për katër, por edhe për tetë apo dymbëdhjetë vjet, atëherë pse kerkon ta cojë PD edhe në një betejë të ardhshme me një fund tashmë të njohur?

Une e di, se Eduard Selami është një zë i pakuptimtë në PD, një mënyrë sjellje dhe gjykimi pothuaj jashtëtoksore për ambientin që sundon në këtë parti. Historikisht në PD nuk është punuar për të kultivuar vlera qytetëruese, por janë përkëdhelur ata që kurrë nuk mendojnë me mëndjen e tyre, militantët, kontigjenti që të siguron një sundim të gjatë dhe të qetë brënda saj. Për drejtuesit e Partisë Demokratike kurdoherë më i rëndësishëm ka qënë sigurimi i sundimit brënda saj, pastaj është menduar të hidhet edhe një sy për të parë se c’mund të bëhet për anëtarët që përbëjnë këtë forcë politike. Eshtë pikërisht kjo psikologji që ka sunduar kurdoherë në këtë Parti, e cila e bënë sot zotin Basha të mos i dridhet qerpiku dhe as t’i vijë sadopak turp, që pas një humbje kaq dërrmuese të ketë kurajon dhe të kërkojë të qëndroj përsëri në krye të PD. Ai e di mirë se humbja për këtë parti është dicka rutinë, me të cilën anëtarët e saj ka kohë që janë mësuar, një dhimbje si cdo dhimbje tjetër, e cila pas njëfarë kohe do të kaloj.

I bindur mund të them, se zgjedhjet që pritet të vijnë kanë për të qënë dicka formale nëse në Partinë Demokratike nuk vendosen atje ku u takon vlerat qytetëruese, properëndimore. Ato do të jenë thjesht shfaqje e një filmi të cilin në mënyrë të përsëritur e kemi pare për shumë e shumë kohë. Edi Rama, beteja me të cilin është qëllimi final për të cilin duhet të përgatitet PD, nuk mund të fitohet nën drejtimin e zotit Basha. Të shkohet përsëri në këtë betejë nën drejtimin e zotit Basha, kjo vete pas asaj që thotë populli:”shtjer edhe një herë, pa të shohësh….” Basha bënë të fortin kundër Edi Ramës, dicka që këtë të fundit e zbavit fort. Ai e di fort mirë , se me Bashën në krye të PD, fitorja e PS ka për të qënë një detyrë e thjeshtë, të cilës tashmë ja ka marrë dorën. Po ashtu, ai e di që Bashën nuk e shqëteson aspak humbja në zgjedhje.Rama nuk ka se cfarë t’i bëjë dikujt që përdor mëndjen, me argumente të padiskutueshëm, dikujt që certifikatën morale e ka të pastër si kristal, dikujt që forca i buron nga mëndja e shëndoshë dhe jo nga muskujt, sic në këtë rast është kandidati tjetër në PD, Eduard Selami, pa sa për Bashën…

Ndaj them, që në PD duhet ta kuptojnë, se beteja brënda saj, si synim final duhet të ketë atë me kundershtarët politikë në zgjedhjet jashtë gjirit të saj. Pra, do zgjedhim dikë që na siguron qetësin për atë që kemi arritur brënda PD, apo do zgjedhim atë që mund t’na siguroj rikthimin në pushtet? Ky , besoj përbën problemin aktual në PD.

Duke flakur tej sentimentalizmin, mendoj se nuk ka përse na duhet Basha, nese nuk na rikthen ne pushtet. E vetmja mundësi është mentaliteti modern i Eduard Selamit ai qe mund të ngjallë shpresë për një rikthim drejt vlerave që duhet të sundojnë në këtë vënd.

*Ferdinand Agalliu –Ish- kryetar i PD Fier

Next Post
Vetting/ Peleshi: Mazhoranca në unison, shpresojmë të bashkohet opozita

Peleshi: Jo më tesera partie për vendet e punës në administratë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tension në Manhattan! Turma pro dhe kundër Maduros përplasen para gjykatës

Tension në Manhattan! Turma pro dhe kundër Maduros përplasen para gjykatës

January 5, 2026
Përfundon foltorja e PD/ “Rama si Maduro, vodhi mandatet e..” Berisha: Ja ku janë “forcat tona delta”, priti se do të të vijnë në Surrel!

Përfundon foltorja e PD/ “Rama si Maduro, vodhi mandatet e..” Berisha: Ja ku janë “forcat tona delta”, priti se do të të vijnë në Surrel!

January 5, 2026
Petro Koçi: Berisha dhe Lapaj kanë sjellje gangsterësh

Petro Koçi: Berisha dhe Lapaj kanë sjellje gangsterësh

January 5, 2026
Arrestimi nga SHBA, reagon djali i Maduros: Asnjë vend nuk është i sigurt! Babai im u rrëmbye, kërkoj solidaritet ndërkombëtar

Arrestimi nga SHBA, reagon djali i Maduros: Asnjë vend nuk është i sigurt! Babai im u rrëmbye, kërkoj solidaritet ndërkombëtar

January 5, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

January 5, 2026
Xi Jinping-u takon kryeministrin irlandez Micheal Martin

Xi Jinping-u takon kryeministrin irlandez Micheal Martin

January 5, 2026
Protesta e PD/ Boçi: Rama ka ndërtuar një narkoshtet, meriton fatin e Maduros. Korrupsioni është sistem

Protesta e PD/ Boçi: Rama ka ndërtuar një narkoshtet, meriton fatin e Maduros. Korrupsioni është sistem

January 5, 2026
SHBA/ Gjyqi për Maduron dhe gruan e tij zgjat 30 minuta, largohen nga gjykata. Seanca e radhës më 17 mars. Reagon avokati… 

SHBA/ Gjyqi për Maduron dhe gruan e tij zgjat 30 minuta, largohen nga gjykata. Seanca e radhës më 17 mars. Reagon avokati… 

January 5, 2026
“Jam presidenti i Venezuelës”/ Gjyqi ndaj Maduros e gruas së tij në Nju Jork, nuk pranojnë fajësinë

“Jam presidenti i Venezuelës”/ Gjyqi ndaj Maduros e gruas së tij në Nju Jork, nuk pranojnë fajësinë

January 5, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Opozita s’ngjall më shpresë”/ Meçe: ‘Sekti Berishian’ është i ezauruar në Shqipëri

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In