• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përse shtetet e pasura arabe s’i duan refugjatët?

by Java News
06/09/2015 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është vështirë të mos vihet re se gati të gjithë refugjatët sirianë ikin drejt Perëndimit, në vend se të kërkojnë strehim të sigurt në shtetet e pasura të Gjirit Arab. Tani, përdoruesit e rrjeteve sociale në gjithë botën pyesin gjithnjë e më shumë se përse. Në Tëitter, hashtag-u në gjuhën arabe #Hosting_Syria’s_refugees_is_a_Gulf_duty (Mikpritja e refugjatëve sirianë është detyrë e Gjirit) është bërë forum për shprehjen e indinjatës që ndjejnë shumë arabë, derisa shohin shtetet evropiane, si Gjermania, duke pranuar mijëra refugjatë, ndërsa shtetet e Gjirit gati asnjë.

Një mesazh i ditëve të fundit ka treguar një fotografi të një refugjati të mbytur, me komentin: “është e turpshme që ata duhet të bredhin mbi gjithë tokën e Zotit dhe të mbyten në det, derisa ne supozohet se duhet të jemi më afër tyre sesa Perëndimi”, raporton REL.

Një tjetër hashtag në arabisht #People_demand_admission_of_refugees (Njerëzit kërkojnë pranimin e refugjatëve) bën thirrje për një fushatë të vazhdueshme për mirëpritjen e refugjatëve në shtetet e Gjirit. Në Evropë, po ashtu, përdoruesit e internetit thërrasin vendet e Gjirit. “Përse jemi larguar nga rajoni i vëllezërve tanë myslimanë, i cili duhet të marrë më shumë përgjegjësi për ne, sesa një vend që ata e përshkruajnë si të pafe” – ka qenë mesazhi i komunitetit të sirianëve në Danimarkë, i postuar në Facebook.

Pjesa më e madhe e rreth katër milionë njerëzve që i kanë ikur konfliktit në Siri, kanë shkuar në Turqi, Jordani dhe Liban, ku jetojnë në kampe refugjatësh. Mijëra kanë bërë përpjekje të arrijnë në Evropë, sidomos këtë vit, pasi lufta katërvjeçare në Siri nuk tregon shenja të përfundimit. Në Evropë, ata i josh mundësia e aplikimit për azil ose status të refugjatit dhe, nëse pranohen, të gjejnë punë dhe të nisin rindërtimin e jetës.

Edhe pse në mediat sociale kërkohet që shtetet e Gjirit Arab të ofrojnë të njëjtën gjë, situata ka pak gjasa të ndryshojë. Arsye është mosdashja e tyre për t’iu garantuar status refugjati jo vetëm sirianëve, por askujt. “Ka disa sirianë që kanë gjetur strehim në Gjirin (Persik), sidomos në Katar, por të gjithë ata kanë një lloj të vizave të përkohshme. Vendet e Gjirit (Persik) nuk janë nënshkruese të konventave ndërkombëtare për të drejtat e refugjatëve, të cilat vendet perëndimore dhe, në fakt, shumica e vendeve të botës i kanë nënshkruar”, thotë Jane Kinninmont, zëvendësshefe e programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Institutin Chatham në Londër. Kinninmont thotë se pozicioni i tyre duket se është motivuar nga prania e shumë punëtorëve migrantë në shtetet e Gjirit, përfshirë shumë nga vendet si Pakistani, ku ka trazira politike dhe represion. “Shqetësim i tyre është se nëse ato nisin të njohin azilin politik, një gjë e tillë mund t’iu hapë dyert punëtorëve të përkohshëm që të qëndrojnë atje përgjithmonë”, thotë Kinninmont. Numri i punëtorëve migrantë tejkalon popullsinë vendase në çdo vend të Gjirit, përveç në Arabinë Saudite dhe Oman. Në të gjitha shtetet e Gjirit, pjesa më e madhe e fuqisë punëtore është e huaj, nisur nga 88.5 përqind në Oman deri në 99.5 përqind në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Next Post

U dhunua për kuponin, Rama falenderon qytetarin për denoncimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In