• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse shërben pazari i fundit me listat?

by Astrit Patozi
14/01/2021 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Më zbavit shumë dhe nuk më çudit aspak ky pazari i këtyre ditëve mes partive që duan të garojnë nën të njëjtën sigël më 25 prill. Sepse të gjithë po grinden dhe bëjnë presion për një apo më shumë vende në pjesën e sigurt të listës. Një palë në sulm dhe të tjerët në mbrojtje, duke tërhequr secili nga vetja, në llogoret e vjetra të kryetarokracisë.

Si për të treguar se asgjë nuk ka ndryshuar dhe gjithçka do të jetë si më parë me të njëjtat forca politike të stërkonsumuara nga keqpërdorimi i gjatë dhe pothuajse me të njëjtat personazhe, që luajnë të njëjtën tragjikomedi në çdo katër vjet.

Dhe pa asnjë merak se po e pranojnë botërisht që listat janë njësoj të mbyllura si në vitin 2008, kur u votua për herë të parë ky sistem i deformuar dhe i korrptuar politik.

Do të mjaftonte kjo shëmti morale, politike, madje dhe estetike, që Gjykata Kushtetuese ta merrte menjëherë vendimin për rrëzimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama në parlament, por me dakordësinë e plotë të Lulzim Bashës në distancë.

Natyrisht, unë nuk pres që kjo të ndodhë, sepse nuk jam naiv dhe nuk besoj tek mrekullitë, ndonëse detyrimin institucional ndaj publikut e kemi kryer, duke e depozituar kërkesën në Kushtetuese.

Por jam i sigurt se kjo do të shërbejë sadopak për të bindur edhe më skeptikët se ndryshimi nuk mund të vijë kurrë prej atyre, që po përpiqen dhe po luftojnë me çdo mjet dhe të mbajnë të paluajtshme statuskuonë.

Bindja Demokratike dhe çdo parti tjetër, që pranon dhe aplikon pa mëdyshje parimin e listës së hapur në zgjedhjet e 25 prillit, janë i vetmi shans që shqiptarët e lodhur nga kjo skllavopranorari politike me 3-4 sundimtarë, të cilët vendosin për gjithçka, ta gjejnë veten të përfaqësuar. Nuk është kushti i vetëm për të qenë i besueshëm dhe i pranueshëm, por është padyshim postoblloku i parë për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

Next Post
“Tritol, armë dhe municione”/ Si u kap në Sukth me “Benz”-in plotë 33-vjeçari, ishte nisur për ti shitur

Me armë dhe kanabis në banesë, vihet në pranga adoleshenti në Kurbin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In