Këngëtarja Semi Jaupaj përformoi në skenën e madhe ku u zhvillua koncerti i Rita Orës.
Ajo performoi disa nga këngët e saj por ajo u emocionua kur fansat nisën të këndonin këngët hit të saj si “Jetike” dhe “Mos u kthe”.
Këngëtarja u shfaq me lot në sy.
Kujtojmë që ajo u shoqërua nga mikesha e saj Bora Zemani.
Këngëtarja Semi Jaupaj vijon të jetë në qendër të vëmendjes që pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”. Ajo mori gjithashtu vëmendje edhe me këngët që publikoi. Një ndër këngët që publiku u dashurua menjëherë ishte pikërisht ‘All your lovin’ në bashkëpunim me Ron.
Më herët, Semi ka qenë në “Sunny Hill Festival” ku ka shijuar performancat e këngëtarëve më në zë të momentit si të huaj ashtu dhe shqiptar.
Ajo ka postuar një foto me këngëtarin italian Tananai, mik i reperit Fedez. “Ne të dy jemi martuar por ky akoma nuk e di, pastaj është dhe Fedez i martuar me Chiaran”- shkroi këngëtarja.
Mirëpo, edhe komenti i Bora Zemanit ishte epik.
“Ma mbaj mirë gocën ore“- shkruan Bora ku edhe i ka bërë tag këngëtarit të njohur Tananai.
Semi gjatë “BBV” foli shumë për Bojkenin duke thënë: “Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para Big-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”.
/e.d