• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Rama i duhet vendit edhe për një mandat tjetër

by Artur Ajazi
14/12/2024 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edi Rama, duhet të qeverisë vendin edhe për një mandat të ri, 2025-2030. Kjo jo për faktin sepse unë personalisht mbroj të majtën, si forcë progresiste. Por sepse Edi Rama dhe vetëm ai, mund të bëjë gjithçka në Shqipëri për të fituar mbi të keqen. Politikanët e tranzicionit dhe periudhës së postkomunizmit tek ne , janë shembëlltyra më e keqe, se si abuzohet me pushtetin.

Qysh prej 1992 deri në 2013, vendin përjetoi drama dhe shpërfytyrime që nuk e lanë të ngrinte kokën. Shqiptarët u demoralizuan, dhe morën malet, detet, dhe linjat ajrore për tu degdisur dhe për të mos u kthyer më. Paaftësia e politikës në fakt nisi në 2 Korrik 1990, kur Ramiz Alia nuk përballoi dot furinë e masave të uritura për bukë, ujë, liri dhe demokraci. Ishte ai që solli si me “porosi” Berishën, në rradhët e atyre që kishin ideale demokratike. Berisha dihet se si erdhi nga PPSH-ja dhe u bë kryetar i Partisë Demokratike.

Qeverisja e pas 1992 nën diktatin e tij, ishte qeverisja më mizarabël që ka përjetuar Shqipëria. Vendi ra në dorë të një njeriu që kishte dhe akoma ka mentalitetin e bajraktarit. Qeverisja e PD-së, u mbush me militantë dhe rrugeçër dygishtorë, që zaptuan ministritë, drejtoritë dhe të gjitha institucionet e atij shteti prej letre. Vendi ra në kllapi. Piramidat lulëzuan, paratë e shqiptareve u vodhën, kioskat propogandoheshin si “arritje të kapitalizmit berishian”. Qytetet mbanin aromë fekalesh, plehrash, kurse shqiptarët mbushnin bar-restorantet pasi kishin para piramidash. Nuk zgjati shumë. Erdhi 1997.

Vendi u trazua, depot u hapën, shteti ra, vrasjet, grabitjet, shkatërrimet nisën ta kthejnë Shqipërinë në një xhungël,  dhe shesh lufte. U desh ardhja urgjente e kaskave blu të OKB-së, që vunë duart në kokë sapo zbritën nga anijet dhe avionët, për ç’ka panë në Shqipëri. Vendi ishte qeverisur nga mediokriteti dhe hajdutëria. Periudha e qeverisjes së Fatos Nanos, gjithsesi për vetë tipin dhe karakterin e tij si kryeminister dhe politikan, ishte drithëruese  dhe dëshpëruese për zhvillimin e vendit. Pas tij, ardhja e dytë në qeverisje e Berishës në 2005 deri 2013, i vuri “vulën”  rrënimit dhe degradimit të gjithçka ishte bërë gjysmake nga Nano.

Berisha në 8 vitet e qeverisjes, dhunoi ligjet, Kushtetutën, institucionet elitën intelektuale, dhe deformoi mentalitetin e drejtimit të shtetit. Në zyra do të gjeje nga drejtorët me zinxhira floriri në qafë, tek vartësit e tyre me fanela me simbolin e PD-së. Shteti kishte ikur në drejtim të paditur. Lufta brënda llojit, kishte si arritje “arrestimin e ca bandave” medemek, dhe marrjen e “fronit” nga bandat e PD-së. Qytetet kishin pamjen e fshatit, dhe fshati kishte pamjen e humbëtirës.

Pasuria e shqiptarëve, paratë e piramidave, nuk u kthyen kurrë. Kishte ardhur fundi. Shteti ishte kthyer në regjim policor. Dhe pikërisht atëhere, kishte ardhur momenti të vinte në qeverisje Partia Socialiste e Edi Ramës. Në 2013, mori plot “1 milion e ca vota, të përkthyera në  1 milion e ca shuplaka” ndaj PD dhe Berishës. Kishte ardhur momenti që Shqipëria të bëhej. Kishte ardhur koha që vendi të ndryshonte pamjen, dhe shqipëtarët të qeveriseshin nga njerëz të përgjegjshëm, të shkolluar, dhe qytetëruar. Revolucioni Rama nisi udhën drejt progresit të pandalshëm.

Pas afro 12 vitesh qeverisje, Edi Rama dhe Partia Socialiste, kanë gjithë të drejtën morale dhe politike, të mburren  me  ç’kanë arritur, me ç’kanë bërë, pa shumë bujë dhe zhurmë, sepse punët flasin vetë. Flasin rrugët, qytetet, fshatrat, ujësjellësat, flet ekonomia e zhvilluar, flet bujqesia e modernizuar, flasin shkollat dhe investimet në arsim dhe shendetesi, flasin edhe nderkombëtarët. Edi Rama, kreu një “përmbysje” të madhe epokale, dhe kjo jo ashtu kot. Kërkonte forcë, guxim, kurajo, ekip, aftësi dhe mbështetje.

Fushata eelektorale  zgjedhjeve 2025, mendoj do të jetë më e lehta për PS dhe Edi Ramën. Fitorja e tij për mandatin e katërt, do të vijë ashtu natyrshëm, pa shumë sforco dhe kalendare premtimesh, pasi ato janë në programin e ri të 4 viteve të ardhshme, deri në anëtarësimin e vendit në BE.

Next Post
Korridori VIII / Eksperti: Qeveria shqiptare shmangu mënjanimin nga harta e transportit europian

Korridori VIII / Eksperti: Qeveria shqiptare shmangu mënjanimin nga harta e transportit europian

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Pa u RRËZUAR PËRFUNDIMISHT Sali Berisha & Co, dhe Ilir Rexhep Metaj & Co, Edi Rama duhet të rrijë DETYRIMISHT si Kryeminister i Shqipërisë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In