• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse PD, nuk ngjall shpresë, as në opozitë ?

by Artur Ajazi
24/08/2020 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Lulzim Basha ka nxituar dhe po nxiton me të madhe, duke shpalosur  vend  e pa vend, “programin” e tij  electoral, për ekonominë, taksat, turizmin, shëndetsinë bujqësinë, dhe  së fundi… edhe për rininë. E vetmja që nuk është afruar në dy mandatet  e para të qëndrimit  në opozitë të Partisë Demokratike, ka qenë pikërisht  rinia. Të rinjtë (ata që janë larguar dhe ata që janë këtu) asnjëherë nuk kanë  qenë “forcë e parë” apo “mbështetja më e madhe” e PD, edhe kur ajo ka patur pushtetin. Edhe pse afro  8 vjet në opozitë, habitshëm duket qartë, se rinia nuk  ka  as shpresë, as besim dhe as frymëzohet nga fjalimet, citatet, dhe premtimet e Lulzim Bashës. Si  në asnjë vend tjetër, opozita e mbetur, dhe ajo që ka djegur  mandatet, dhe nuk dihet pse quhet e tillë, nuk ngjall besim tek rinia, tek shumica  e shqiptarëve, duke rritur  ndjeshëm peshën e mbështetjes  ndaj  Edi Ramës. Ndoshta këtu mbetet ngërçi dhe problemi, ndoshta këtu Lulzim Basha nuk po  arrin të përçojë “idetë dhe programin” e fitores  së tij. Ka kohë që Partia Demokratike  nuk ngjall  më besim tek rinia, aq sa edhe forumet e saj rinore janë mbushur me emra të ish-mandatdjegurve, për të siguruar vazhdimësinë  formale të tyre. Mjafton  të kthehemi  paksa dhe të kujtojmë gjithë veprimtarinë politike të Partisë Demokratike në këto vite opozitë, mjafton të kujtojmë misionin e saj shkatërrues  për rininë, dhe veçanarisht atë shkollore, për tu bindur  sa dëme katastrofale  ka sjellë ajo. Kjo nis me shkatërrimin  gradual  të sistemit shkollor parauniversitar dhe universitar, dhe vazhdon pastaj me bllokimin e rrugëtimit për të gjetur  vehten, çdo i ri  në  sektorët dhe aktivitetet  prodhues të ekonomisë vendit. Propaganda  e shfrenuar  dhe  dashakeqëse që Partia Demokratike, ka bërë në gjithë këto vite, duke nxirë imazhin e vendit, duke përbaltur arritjet dhe zhvillimin e vendit, duke nxitur  kështu largimin e rinisë nga vendi, natyrisht  kanë sjellë  pasojat  e veta. Por pavarsisht  kësaj, Lulzim Basha nuk ka arritur të ngjallë besimin e të rinjve në Shqipëri, nuk ka mundur të afrojë  rreth partisë tij studentët apo dhe rininë e shkolluar, e cila qëndron  larg  një force politike, që ka si moto të saj “marrjen e pushteti me çdo mjet” dhe  jo  forcimin e shtetit ligjor. Rinia e sotme, sheh  tek Partia Demokratike, hijet  e së shkuarës, imazhin  egërsues  të Njëshit, dhe mungesën e një programi  për të ardhmen. Refuzimi që  të rinjtë po i bëjnë  PD-së, thirrjeve dhe ofertave  të Lulzim Bashës, padyshim është jo vetëm  zhgënjim, por  edhe një mesazh i qartë  i tyre, mbi zhvillimet  dhe qëndrimet politike të tij. Nuk është e rastësishme, as  edhe e qëllimshme, por është krejt  e natyrshme, qasja  dhe mbështetja që rinia  e sotme në Shqipëri, po i bën programit dhe qeverisjes së Partisë  Socialiste.I pakompleksuar  ndaj  zgjedhjes  së tyre,  Edi Rama nuk  shtiret dhe  nuk  u premton  të rinjve,  siç u premton Lulzim Basha “mundësi përrallore  sa të  vijmë  në pushtet”. Ai  nuk  i  “ngop me lugë të zbrazët”  të rinjtë,  siç po  bën  Lulzimi, por  u ka krijuar  mundësi  shkollimi  dhe punësimi, sipas meritës së seicilit. Shqipëria  ka nevojë për  rini  të shkolluar dhe  të emancipuar, që të mos jetë  më  “levë qorre” e politikës, por  partnere  e barabartë  në qeverisjen  dhe europianizimin e vendit  zoti Basha. Ndaj, programin  tuaj  për “rininë”, më mirë  lëreni  ta shikojë  edhe njëherë  Doktori, ndoshta jep  mendimin  final, se si  duhet rishkruar  nga e para, për zgjedhjet e vitit 2025, apo 2030……

Next Post
Roli që mund të luajë Berisha në PD, t’i kërkojë Bashës dorëheqjen në Kongres

Agron Gjekmarkaj: Lulzim Basha, i vetmi simbol i mbetur për të ndalur vendosjen e regjimit autoritarist. Ta ndihmojmë dhe ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In